Mobi Casa

Niko Kovac i kërkon drejtuesve të Borussia Dortmund që ta bëjnë prioritet transferimin e Ardon Jasharit

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Pavarësisht interesit të madh për blerjen e mundshme të Jobe Bellingham, Borussia Dortmund mbetet e fokusuar edhe te një tjetër mesfushor qendror: Ardon Jashari, sipas raportimeve të gazetarit Sacha Tavolieri.

“Milionerët” e shohin mesfushorin shqiptar si një përforcim të rëndësishëm për sezonin e ri, por përpara se të mund të bëjnë një ofertë konkrete, ata duhet të shesin disa nga lojtarët e tyre aktualë për të liruar fondet e nevojshme.

Shuma e përfolur për këtë transferim është rreth 30 milionë euro, por Borussia Dortmund do të hasë në konkurrencë të madhe.

Mobi Casa

Trajneri Niko Kovac thuhet se e ka diskutuar tashmë brenda klubit këtë lëvizje, duke e konsideruar Jasharin si një opsion shumë interesant për të forcuar qendrën e mesfushës.

Jashari, i cili është aktualisht nën kontratë me Club Brugge, ka treguar formë të shkëlqyer dhe është një nga mesfushorët më premtues në Evropë, duke bërë që shumë klubet të Ligës Premier dhe Seria A të vihen pas tij.

Sipas Transfermarkt, vlera e tij në treg është 25 milionë euro, duke e bërë këtë transferim të mundshëm një investim të konsiderueshëm për Borussia Dortmundin, i cili kërkon të përmirësojë skuadrën për sfidat e sezonit të ardhshëm. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.