UBT

Nijazi Idrizi i thotë lamtumirë PDK-së

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Nijazi Idrizi, nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, ka dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat që ka ushtruar në kuadër të partisë.

Në një letër njoftuese ai ka njoftuar se ka vendosur që të largohet nga PDK-ja që nënkupton edhe dorëheqjen.
Deputeti Idrizi largimin e tij nga PDK-ja e ka konfirmuar edhe për Indeksonline. Ai nuk ka dashur të shtoj diçka më shumë përveç asaj që e ka thënë në letrën njoftuese.

Më poshtë letra e plotë e deputetit Idrizi:

Ju njoftoj se kam vendosur që të largohen nga Partia Demokratike e Kosovës, që nënkupton edhe dorëheqjen time nga të gjitha pozitat e deritashme që kam ushtruar në kuadër të partisë.

UBT

Duke marrë parasysh rrethanat objektive dhe subjektive, kam konsideruar të pamundur vazhdimin e aktivitetit tim politik, partiak e institucional në kuadër të Partisë Demokratike të Kosovës.

Ngjarjet në Partinë Demokratike të Kosovës, përkatësisht Degën e PDK-së në Gjilan, rrodhën në atë mënyrë saqë e ngushtuan shumë, hapësirën e veprimit tim politik.

Prandaj këtu dhe në kuadër të kësaj dege, (të cilën e kam pasur edhe bazën time të veprimit dhe angazhimit politik), e ndiej vetën të tepërt dhe të panevojshëm.
Dëshiroj të ju falënderoj për punën dhe bashkëpunimin e deritashëm që kam pasur me ju, duke mbetur me bindje se na ndajnë konceptet e idetë politike, por jo edhe synimi. Megjithatë synimi mbetet i përbashkët./Indeksonline/