Ngritja e shpejtë e Xherdan Shaqirit

Prishtinë – Kalimin e Xherdan Shaqirit nga Baseli i Zvicrës te gjiganti gjerman, Bayern Muenchen, jo të gjithë e kishin vlerësuar si hap të menduar mirë të yllit shqiptar të futbollit.
Kishte vlerësime se Shaqiri mund të “digjet” te Bayerni për shkak të konkurrencës së madhe në mesfushë.
Disa vlerësonin se ai fillimisht është dashur të kalonte te një klub mesatar i Bundesligës e më pas te një klub i madh si Bayerni.(koha)