UBT

Benjamin Kololli ‘hero’ i Sionit në fitoren ndaj Luganos, shkëlqen me gol dhe asistim

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Sioni mori një fitore me rezultat 2-1 në shtëpi ndaj Luganos në kuadër të javës së 27-të në elitën e futbollit zviceran.

Vendimtar në këtë takimi ishte ylli kosovar Benjamin Kololli i cili përveç se gjeti rrjetën, ai gjithashtu bëri edhe një asistim.

Kololli shënoi në minutën e tretë golin e epërsisë për vendasit, teksa gjithashtu asistoi tek goli i fitores në minutën e 63-të.

Për paraqitjen e tij fantastike në këtë ndeshje, Kololli u vlerësua si lojtari i ndeshjes nga Sofascore duke marrë notën 8.5.

Hidromorava

32-vjeçari pati 12 pasime të kompletuara në këtë sfidë, prej tyre tri pasime kyçe si dhe një gjuajtje në drejtim të portës që rezultoi me gol.

Ai gjithashtu fitoi katër duele ndaj kundërshtarëve si dhe pati tri spastrime të topit nga zona e rrezikshme duke kompletuar kështu një paraqitje tejet dinjitoze.

Për Kolollin ky ishte goli i pestë këtë sezon në kampionat pas 13 ndeshjeve të luajtura, ndërsa ka edhe dy asistime./Telegrafi/