UBT

Ngritët aktakuzë për kanosje ndaj gazetarëve

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti i përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit A.I, i cili gjendet në masën e paraburgimit që nga data 03 shkurt 2026.

Sipas aktakuzës, më datë 30 janar 2026, rreth orës 14:30 minuta, në Gjykatën Themelore në Gjilan-Dega në Viti, i pandehuri A.I, me dashje dhe me qëllim frikësimi i ka kanosur me veprime serioze të dëmtuarit E.C gazetare, D.N kameraman që të dy nga gazeta “Nacionale”, dhe të dëmtuarin F.K gazetar hulumtues i “Betimi për Drejtësi”, për shkak të ushtrimit të detyrës profesionale si gazetar, në atë mënyrë që pas përfundimit të një seance gjyqësore në procedurë civile që ishte duke u zhvilluar në një nga sallat e gjykatës në Viti, derisa të dëmtuarit ishin duke e kryer punën e tyre si gazetar dhe kameraman, i pandehuri ju drejtohet para kamerës, dhe kryen veprimin kanosës duke vendosur dorën e tij tek fyti i tij në formë kanosëse, që nënkupton një mesazh të qartë se personi rrezikon jetën ose integritetin trupor, me çka me këto veprime të kundërligjshme tek të dëmtuarit ka shkaktuar frikë, ankth dhe pasiguri për jetë.

Eco Higjiena

Me këto veprime, i pandehuri A.I, ka kryer veprën penale Kanosje, nga neni 181 paragrafi 3, lidhur me paragrafin 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK) njoftoi prokuroria e Gjilanit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.