ARKATANA

Ngrica, mjegull e rënie e temperaturave – parashikimi i motit për sot dhe dy javët e ardhshme

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Mot kryesisht me diell dhe i butë parashihet të mbajë sot, pas mëngjesit të ftohtë dhe me mjegull, sipas “Mendimi për motin”.

Temperaturat minimale zbresin në 3C e 5C. Frynë erë e lehtë verioe e verilindore 4-8m/s. Temperaturat maksimale shkojnë në 18C e 19C.

“Më vonë në mbrëmje vransira fillojnë të shtrihen në pjesë të vendit që do të jenë më të pranishme përgjatë ditës së diel, me kalimin e frontit të ftohtë, e temperaturat pësojnë rënie në 12C. Do të frynë erëra veriore e verilindore me hove mbi 10m/s.

Nga e hëna java fillon me kthjellime, por mbetet ftohtë, me maksimale prej 12C e 14C. Mëngjeseve temperaturat minimale zbresin në -1C e -2C”, thuhet në njoftim.

Mot kryesisht stabil e me diell pritet të mbajë edhe javën e ardhshme

Uji Dea

“Prezenca e qëndrueshme e fushave anticiklonike mbi kontinent, duke përfshi dhe rajonin tonë, favorizon mot stabil mbi vend gjatë javës së parë të nëntorit. Do të ketë më shumë kthjellime e diell, herë herë me kalime vransirash, por se nuk po shfaqen kushte për të reshura, pra mbetet thatë.

Temperaturat maksimale pësojnë një rënie më afër vlerave mesatare, e luhaten ndërmjet 12C e 15C. Orëve të mëngjesit ngrica, me temperatura minimale që zbresin nën 0C, deri në -1 e -2C”, thuhet në njoftim.

Ndryshim moti pritet tek në mes të muajit, “kur shfaqen mundësi për ndonjë kalim frontal, duke sjellur kushte për reshje të pakta, por me gjasë më shumë të shiut, e ndonjë reshje të dobët dëbore në vise malore.

Temperaturat kanë një tendencë të zbresin paksa nën mesatare deri në 9C e 10C, maksimalet”.