Eko Higjiena

Ngërçi politik, Ambasada gjermane e shqetësuar: Detyrat e rëndësishme po mbeten pezull

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Ambasada gjermane ka shprehur edhe një herë shqetësimin e saj për vonesat në konstituimin e Kuvendit dhe formimin e një qeverie stabile në vend.

Në një përgjigje për Telegrafin, Ambasada ka theksuar se kjo situatë është bërë një shqetësim në rritje.

“Vonimi në konstituimin e Kuvendit dhe formimin e një qeverie stabile që është në gjendje të marrë vendime, është një shqetësim gjithnjë në rritje”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës.

Ata kanë bërë të ditur se ky shqetësim është përsëritur disa herë nga ambasadori gjerman, përfshirë edhe përmes zëvendës-shefit të misionit gjerman, Matthias Conrad në një takim të fundit që kishte me kryeministrin në detyrë Albin Kurti, së bashku me përfaqësues të vendeve të Quint-it.

“Qytetarët meritojnë politikanë që vënë përpara interesin e vendit dhe mirëqenien e tij, përpara interesave partiake. Por ajo që shohim më së shumti është sjellje bllokuese dhe vonesa”, thuhet më tej në përgjigjen e Ambasadës për Telegrafin.

Hidromorava

Po ashtu, Ambasada gjermane ka bërë të ditur se këto shqetësime janë ndarë edhe me presidenten Vjosa Osmani, në një takim që kishte ndodhur dy javë më parë.

“Shumë detyra të rëndësishme vendore dhe ndërkombëtare janë në pritje”, thuhet tutje në përgjigje.

Ndryshe, për të pesëmbëdhjetën herë me radhë, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar ta konstituojnë Kuvendin e Kosovës.

Deputetët refuzuan për të shtatën herë rresht që ta formonin një komision për mbikëqyrjen e një votimi të fshehtë për kreun e ri të organit ligjvënës – sipas një propozimi të bërë më 1 maj nga kryesuesi i seancës, Avni Dehari, pasi e propozuara e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, nuk arriti në disa votime t’i merrte 61 votat e nevojshme për t’u konfirmuar në post. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.