UBT

Zbulohet një laborator i kokainës në Prishtinë, Sveçla: Që nga marrja e mandatit i kemi shkatërruarr 40 grupe kriminale

/ 1 minutë lexim
HIDROMORAVA

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, tha se një laborator i drogës i llojit kokainë është shkatërruar në Prishtinë.

Ai tha se këtij fenomeni “i kemi shpallur luftë që nga marrja e mandatit dhe kemi qenë të pakompromis në këtë drejtim”.

Hidromorava

Ministri Sveçla tha se laboratori i sotëm është i 19-ti i shkatërruar në tri vitet e fundit, 40 grupe kriminale që janë marrë me këtë veprimtari janë shkatërruar e janë sekuestruar mbi 2.500 kilogramë sasi të llojeve të ndryshme të drogave. “Kjo betejë do të vazhdojë dhe askush nuk do të jetë i paprekshëm e i fuqishëm para ligjit. Ky fenomen që rrezikon jetën e fëmijëve e rinisë sonë dhe që shkatërron harmoninë në familjet e vendit tonë, do të goditet në vazhdimësi dhe pa mëshirë nga ana jonë. Të gjithë kriminelëve, të të gjitha ngjyrave, iu them që nuk ka hapësirë për veprimtarinë e tyre kriminale në Kosovë. Prapa hekurave është vendi për ta”./Express/