UBT

Ngërçi në Kuvend vazhdon, Haliti: Asnjërit s’i bëhet vonë, zgjidhja është vetësakrifica

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Në mungesë kuorumi, sot ka dështuar seanca e dhjetë për konstituimin e Kuvendit.

Komisioni zgjedhor për të votuar nga forma e hapur në të mbyllur nuk ka kaluar. Si rrjedhojë kjo situatë po vazhdon tash e disa javë.

Pavarësisht se pati një takim konsultativ ndërmjet kryetarit të LVV-së, Albin Kurti, dhe kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi, ai takim nuk prodhoi asnjë zgjidhje.

Ish-deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, tha se në seancën e ditës së hëne duhet të arrihet pajtueshmëri që seanca tjetër të mbahet pasë pesëmbëdhjetë ditësh.

Sipas Haliti kjo kohë duhet t’iu shërbejë që të arrijnë pajtueshmëri për ta zgjedhur Kryetarin e Kryesinë e Kuvendit, dhe mundësisht edhe qeverinë.

FIDANISHTJA

“Mendoj që në seancen e radhës duhet të arrijnë pajtueshmëri që seanca tjetër të mbahet pasë pesëmbëdhjetë ditësh. Gjatë kësajë kohe të përpiqen të arrijnë pajtueshmëri për ta zgjedhur Kryetarin e Kryesinë e Kuvendit, dhe mundësisht edhe qeverinë” tha Haliti.

Ish-deputeti Haliti tha se asnjërës palë as pozitës dhe as opozitës s’po i bëhet vonë për gjendjen e krijuar.

Ai tha se ‘formula’ për të dalë nga kjo gjendje është e lehtë ‘vetësakrificë politike dhe negociata’.

“Beteja e të dyja palëve apo më mirë të them beteja në mes palësh është legjitime por në këtë betejë ka papërgjegjshmëri të të gjithëve e që papërgjegjëshmeria e VV-së është largë më e madhe. Ajo është përgjegjegjësja kryesore për paaftësinë e saj negociuse për krijimin e institucioneve. E kuptoj që të dyja palët po përpiqen, njëra palë të gjej zbraztësira te opozita e tjetra ta lodhë e demoralizoj poziten. Si duket asnjëres spo i bëhet vonë! Se kush do ‘lëshoj pe’ dhe kur këtë më së miri e din Albini . Nuk do ishte befasi që së shpejti të kishte marrëveshje në të kundërt ky soj politikanësh grindavec e pa vizion do duhej për paaftësinë e vetë të tërhiqeshin nga detyra. Formula është e lehtë, vetësakrificë politike dhe negociata” tha Haliti në intervistën e dhënë për “Gazeta Blic”

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.