GRANDEMALL

Ngërçi në Kuvend, Koci i drejtohet Kurtit: Ngulmi me Haxhiun është kapriçio personale, po djeg miliona – ndryshoni kandidaturën

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Avokati Arianit Koci, i është drejtuar kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, duke thënë se ky i fundit e ka mundësinë të zhbllokojë situatën e krijuar në kuvend, lidhur me moskonstituimin e këtij institucioni. Koci ka thënë edhe se insistimi në kandidaturën e Albulena Haxhiut, s’është bindje politike por “kapriçio personale”, shkruan Gazeta Express.

Avokati ka thënë edhe se, situata aktuale është bllokim i qëllimshëm institucional.

“Ngulmi me Albulena Haxhiun nuk është më bindje politike, as e drejtë e fituar në zgjedhje. Është kapriçio personale – që po e mban peng Kuvendin e Kosovës, po i ngrin proceset dhe po i djeg milionat e popullit. Paraliza është totale: përfaqësimi politik nuk funksionon, ekonomia është e ngujuar, shteti po mrizon. Ju keni mundësi me e zhblloku këtë situatë. Keni fuqi, keni ndikim. Sepse kjo tashmë nuk është më përballje me kundërshtarët politikë. Është bllokim i qëllimshëm institucional”, ka shkruar ai.

Tutje, i njëjti ka thënë edhe se qytetari është ai që po i bart pasojat, dhe se i takon Kurtit roli i përbashkuesit.

Mobi Casa

“Dhe pasojat po bien mbi shtetin. Mbi qytetarin. E populli po sheh. Po kupton. Po mban mend. Në anën tjetër, me fitoren në zgjedhjet e fundit dhe me pozicionin që e keni sot, ju takon juve me e marrë rolin përbashkues. Nuk është më koha për inate personale, as për ngulm në kandidatura që nuk i kanë votat e duhura. Sepse mbi të gjitha – me opozitën nuk jeni në armiqësi. Janë kundërshtarë politikë, por janë deputetë të këtij vendi – me të njëjtin legjitimitet nga qytetarët, si ju. Thellësisht besoj që qëllimin e keni të njëjtë, të gjithë ju – pozitë e opozitë: Ta forconi shtetin dhe t’ua siguroni qytetarëve një jetë më të mirë”, ka shkruar ai.

Më tej, Koci ka thënë edhe ndërrimi i kandidaturës s’është humbje e betejës politike.

“Prandaj, ndërrimi i kandidaturës – në rastin tuaj – nuk është humbje e betejës politike. Përkundrazi – është fitore. Madje fitore e madhe, sepse po e jepni një zgjidhje kreative, po e shtyni procesin përpara, po e çoni shtetin drejt funksionalitetit. E këtë mund ta bëjë vetëm një burrështetas – dikush që është mbi mentalitetin primitiv të kasabasë sonë politike. Merreni përgjegjësinë që e keni. Ndryshojeni kandidaturën dhe zhbllokojeni Kuvendin. Mos e bëni Kosovën kolateral të kokëfortësisë. Unë, si qytetar i këtij vendi – si njeri që ia don të mirën Kosovës dhe nuk ka atdhe tjetër – nuk do të ndalem. Do të kërkoj përditë dhe pa kompromis, që Kuvendi të funksionalizohet”, ka përfunduar ai. /GazetaExpress

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.