Ngecje e projekteve të infrastrukturës themelore në lagjen “Porodin”

Gjilan – Çështja tjetër me rëndësi jetike për qytetarët tanë, që kërkova përgjigje në Kuvend, ishte gjendja e rëndë për shkak të mungesës së infrastrukturës themelore në lagjen « Porodin », të « Dheut të Bardhë », zonë kjo periferike e qytetit, e sidomos degradimi i rrugës pas fillimit të punimeve të ujësjellësit, mos përfundimi i projekteve; të ujësjellësit, kanalizimit, rinovimit të rrjetit elektrik, asfaltimi i rrugës ka shkruar Shefik Surdulli.
Nga autoriteti përgjegjës i komunës, mora zotimin se këto projekte janë të buxhetuara dhe do të realizohen gjatë vitit të ardhshëm.
Gjithsesi do të mbaj interesimin tim deri në realizimin e këtyre investimeve kapitale për këta banorë ka shkruar Shefik Surdulli, këshilltar komunal, nga PDK dega në Gjilan.
Ndryshe gjendja në lagjen “Porodin” është e rëndë dhe e trishtueshme./rajonipress/