ARKATANA

Nga zemra te vargu, nga mërgimi te atdheu: Rrugëtimi krijues i Arben Kurteshit

/ 11 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Arben Kurteshi është poet, krijues dhe intelektual i rrallë, një zë që ka ditur t’ia sfidojë kohës, largësisë dhe fatit, duke e shndërruar talentin e tij në urë midis mërgimit dhe atdheut. Sot, Arben Kurteshi është shembull i shkrimtarit që ecën i vetëm, me siguri dhe përkushtim, në arenat e krijuesve modernë. Ai nuk iu nënshtrua kurrë hierarkive të rreme, klaneve letrare apo mendjemadhësisë që shpesh e gërryen botën e shkrimit. Arbeni e kuptoi herët se vlera nuk matet me grada, por me thellësi, se krijimtaria nuk shpërthen nga privilegjet, por nga përjetimi, nga dhimbja, nga përkushtimi dhe nga karakteri.

Edhe pse në moshë të re u nis drejt Zvicrës, Arben Kurteshi kurrë nuk e shkëputi lidhjen me vendlindjen. Ai nuk e harroi gjuhën e nënës, nuk e harroi dhembjen e popullit të tij, as tokën që ia ushqeu ëndrrat. Në shpirt ai mbeti po ai djalë i Gjilanit, ndërsa në mendje u bë një qytetar i botës.

Sot, Arben Kurteshi është shembull i shkrimtarit që ecën i vetëm, me siguri dhe përkushtim, në arenat e krijuesve modernë. Ai nuk iu nënshtrua kurrë hierarkive të rreme, klaneve letrare apo mendjemadhësisë që shpesh e gërryen botën e shkrimit. Arbeni e kuptoi herët se vlera nuk matet me grada, por me thellësi, se krijimtaria nuk shpërthen nga privilegjet, por nga përjetimi, nga dhimbja, nga përkushtimi dhe nga karakteri.

Ai e ndërtoi vetë rrugën e tij, me dije, me ndërgjegje të pastër dhe me fuqinë goditëse të vargut. Prandaj sot emri i tij nuk qëndron vetëm në mesin e lexuesve shqiptarë, por është bërë pjesë edhe e rrafshit më të gjerë të krijuesve ndërkombëtarë, ku poezia e tij po gjen jehonë e përkthime.

Arben Kurteshi i përket një gjenerate të flijuar, që e mbajti gjallë identitetin mes dy botëve, asaj të mërgimit dhe asaj të atdheut. Ai është zë i një krijimtarie që ngrihet me dinjitet në nivelin e vlerave evropiane, por pa e harruar kurrë bagazhin kulturor nga i cili vjen, dhe pa e shkëputur asnjëherë respektin për krijuesit e vërtetë të letërsisë shqipe.

Kurteshi është shembull se si talenti, kur ushqehet me ndershmëri dhe me përkushtim, e gjen vetë rrugën për të shndërruar një njeri të thjeshtë në një emër që mbetet, në letër, në kujtesë dhe në zemrat e lexuesve.

Kurteshi po bëhet zë i dashur për lexuesin shqiptar

Ka njerëz që mbartin në vete rrugëtimin e një populli. Ka zëra që lindin në periferi të Kosovës, por kumbimin e tyre e dëgjon diaspora mbarëbotërore. Njëri prej tyre është Arben Kurteshi, mërgimtari gjilanas, i cili jo vetëm ka kontribuar në çështjen e Kosovës kudo ku ka shkuar, por po ngjitet me vrull edhe në fushën e krijimtarisë letrare, duke marrë krahasime madhore me emra si Dritëro Agolli e Ismail Kadare.

Krijuesi shqiptar Dedë Deda e përshkruan atë si “një autor të mrekullueshëm, një mik, një atdhetar, një poet dhe një penë të artë”. Dhe vërtet, Kurteshi po bëhet zë i dashur për lexuesin shqiptar, kudo që jeton ai.

Nga Gjilani në Zvicër, një rrugëtim pune, dijes dhe karakteri

I lindur në Gjilan, i rritur mes bankave të shkollës së SHF “Selami Hallaçi” dhe Gjimnazit “Zenel Hajdini”, Arben Kurteshi në vitin 1991 mori rrugën e mërgimit drejt Zvicrës. Aty e vazhdoi formimin akademik në AKAD Cyrih, ku diplomoi në ekonomi. Sot, ai është menaxher në kompani farmaceutike globale dhe një njohës i shkëlqyer i gjuhës gjermane dhe angleze.

Në jetën private është i martuar, baba i dy vajzave dhe i lidhur thellësisht me vendlindjen. Kontaktet me Gjilanin, familjen dhe miqtë i mban të pandërprera.

Një poet që lexuesi e ndjen afër

Kurteshi është autor i dy librave poetikë “Tingujt e Zemrës” (2015, 2019), si edhe i trilogjisë për fëmijë “Macja Arta”, dhe i shumë shkrimeve të tjera artistike dhe publicistike. Poezitë e tij janë përkthyer edhe në gjuhën gjermane, duke i hapur rrugë te lexuesi i huaj.

Ai shkruan me një stil të pastër, të kuptueshëm, emocional, që depërton lehtë te lexuesi. Vargu i tij i drejtpërdrejtë, i ndjeshëm dhe i ngrohtë ka fituar admirimin e publikun, veçanërisht në Shqipëri, ku lexuesit e krahasojnë me mjeshtrit e letërsisë shqiptare.

Një zë kritik dhe i angazhuar për mërgatën

Përveç artit, Kurteshi ka qenë aktiv edhe në politikë, duke kontribuar me opinione në media të huaja e vendore. Ai shpesh ngre zërin për rolin dhe të drejtat e mërgatës në jetën politike të Kosovës.

Në një reflektim të tij të njohur, Kurteshi pyet:

“Pse mërgata është e mirëseardhur në kolltukun e berberit, të restorantit e të dentistit, por jo në kolltukun e vendimmarrjes në shtetin e vet?”

Ai flet për barazinë qytetare, për rolin historik të diasporës në themelimin e shtetit dhe për nevojën që ajo të bëhet pjesë e tavolinës ku përcaktohet e ardhmja e Kosovës.

Përmes një metafore të fuqishme, Kurteshi thekson se ndryshimi fillon nga brenda: “Në kopshtin e mendjes sonë mbijnë vetëm ato lule që ne i mbjellim. Nëse nuk e komandojmë kopshtin, rritet gjithçka tjetër veç atyre që i dëshirojmë.”

Poezia, dritarja e shpirtit të tij

Motivet e tij poetike janë të lidhura thellë me njeriun dhe jetën:

nënat,

atdheu,

mërgimi,

dashuria,

jeta e përditshme,

vuajtjet dhe pamposhtja e popullit.

Një nga poezitë e tij më të ndjera, “I pamposhtur”, i kushtohet forcës së popullit shqiptar, sprovave të tij, por edhe besimit të përjetshëm në ringritje.

Arben Kurteshi, një zë që e tejkalon kufirin

Arben Kurteshi është shembull i mërgimtarit që nuk e ka harruar rrënjën, identitetin dhe përgjegjësinë ndaj vendit të tij. Ai ndërton ura midis Gjilanit dhe Cyrihut, midis Kosovës dhe botës, midis kujtesës dhe së ardhmes.

Pena e tij e thjeshtë dhe e ndjerë, bashkë me angazhimin e tij qytetar, e kthejnë atë në një figurë që po fiton respekt të gjerë dhe një vend të veçantë në letërsinë bashkëkohore shqipe.

Arben Kurteshi: Zëri që ruan atdheun në varg, në skenë dhe në zemër

Arben Kurteshi është një krijues i cili i ka qëndruar besnik fjalës, ndjenjës dhe kujtesës kombëtare, pavarësisht distancës, mërgimit dhe sfidave të jetës.

Vepra e tij letrare, e ndërtuar gur mbi gur ndër vite, përfshin poezi, tregime, drama teatrore, romanin “Plisi” dhe librin reflektiv “PAK FILOZOFI”, secila prej tyre një gur i çmuar në mozaikun e identitetit të tij krijues.

Në çdo libër, Kurteshi ka kërkuar t’u japë zë synimeve kombëtare, krenarisë, vuajtjeve, përpjekjeve dhe triumfit historik të popullit tonë. Në përmbledhjen poetike “Tingujt e Zemrës”, vetë titulli shpërfaq thelbin e krijimtarisë së tij: vargje që vijnë nga thellësia e zemrës, nga dashuria për nënat tona heroina, për natyrën që frymëzon çdo njeri, për fëmijët që mbajnë të ardhmen, e për shumë tema që prekin shpirtin dhe kujtesën.

Ai sjell poezinë “Muajt”, një rrugëtim të natyrës përmes dymbëdhjetë vargjeve të mbushura me ritëm, dritë dhe gëzim:

MUAJT

Viti i ri vjen me janar

Pastaj shkurti me acar

Marsi vjen me rreze dielli

Në prill i kaltër, duket qielli

Lulet në maj janë bukuri

E qershori vjen me qershi

Në korrik vapa, na gëzon

Në gusht lumi, na freskon

Në shtator hapen shkollat

Në tetor piqen mollët

Bien gjethet në nëntor

Na gëzon bora në dhjetor..

Poezinë e mërgimtarëve, sepse mërgimtarët janë flori, në shtegtim e në Dardani:

KKVITI

MËRGIMTAR

Mërgimtar është ai

Që ka dy fole:

Një n’shtegtim

E tjetrën n’atdhe.

Mërgimtari i flet dy gjuhë:

Atë të nënës dhe një të huaj.

Mërgimtari i vërtetë

Ia ruan shqipes folenë.

Ai shumë udhëton,

Por atdheun

Kurrë s’e harron.

Në të njëjtin frymëzim, poezia “Mërgimtar” bëhet një himn për ata që jetojnë me dy fole, në shtegtim dhe në atdhe dhe që, pavarësisht largësisë, ia ruajnë shqipes folenë dhe zemrës kujtimin e vendit.

Romani “Plisi”, një testament i lirisë

Në romanin “Plisi”, Kurteshi i kthehet historisë përmes syve të një të riu idealist, Ilirit, duke rrëfyer periudhën e viteve ’80–’90 deri në çlirimin e vendit. Romani është një udhëtim shpirtëror dhe historik, që flet për identitetin, qëndresën dhe triumfin tonë kombëtar. Plisi, si simbol, bëhet boshti rreth të cilit ndërtohet i gjithë rrëfimi: krenaria, vuajtja, shpresa dhe fitorja.

Trilogjia “Macja Arta”, guxim, imagjinatë dhe urtësi

Në librin për fëmijë “Macja Arta”, një trilogji me tregime të ilustruara (përmes inteligjencës artificiale), autori sjell aventura të mbushura me fantazi, por edhe me mësime të vyera. Trimëria, zgjuarsia dhe guximi bashkohen si çelësi i çdo fitoreje, duke krijuar një univers ku imagjinata përqafon realitetin.

“Shfaqje Teatrale”, poezia që bëhet skenë

Në librin “Shfaqje Teatrale”, Kurteshi i jep jetësim dramatik poezive të tij, duke sjellë në skenë historinë, shpresat, ëndrrat dhe triumfet tona kombëtare. Një prej tyre, “Ngritja e Flamurit”, e ndërtuar mbi poezinë e shkurtër por të fuqishme “Valo”, pasqyron emocionin e madh të ngritjes së flamurit tonë të shenjtë.

VALO

Valo lart flamur

Krenar në liri,

Valo nëpër rrugë

E në çdo shtëpi.

Valo nëpër fusha,

Edhe lart në mal,

Valo natë e ditë,

Kurrë mos u ndal.

Po ashtu, shfaqja “Të Njoh”, e bazuar në poezinë me të njëjtin titull, sjell një tregim të thellë për lidhjen shpirtërore mes njerëzve, një lidhje që nuk e thyen as koha, as jeta, as vdekja.

TË NJOH

Ta njoh fytyrën

Kur qan e kur qesh,

Edhe tingullin e zemrës sate

Unë ende di ta përshkruaj.

E di si vallëzon, si këndon,

E di edhe si vajton,

Të ndiej dhe kur ëndërron,

E di edhe kur nuk më do.

E di mirë sa ke punuar,

Gjithnjë mbi mua ke pushuar,

E di vendin ku je duke jetuar

Një natë hëna ma ka treguar.

Nëse më s’të shoh,

Për ty do të bëhem rërë,

Do të bëhem tokë, e përsëriö

Në një varr, do të bëhemi shokë.

“PAK FILOZOFI” reflektim për lirinë dhe zhvillimin

Në librin “PAK FILOZOFI”, autori del nga bota e poezisë për të reflektuar si ekonomist dhe si qytetar i shqetësuar për zhvillimin e vendit. Ai shkruan me dhimbje e dashuri, duke analizuar pse një popull që arriti lirinë me sakrifica të jashtëzakonshme, sot e ka më të vështirë të arrijë zhvillimin ekonomik.

Kurteshi sjell shembuj nga Gjermania e pasluftës dhe Irlanda e varfërisë, duke treguar se proaktiviteti, uniteti, iniciativa dhe guximi janë shtyllat e çdo zhvillimi të qëndrueshëm.

Ai kërkon që vendi ynë të ndërtojë një mjedis të favorshëm për investitorët, të fitojë besimin e tyre dhe t’i hapë rrugën kapitalit që sjell punë, dinjitet, mirëqenie dhe shpresë.

Ashtu siç populli ynë e pikturoi lirinë në shpirt, mund ta pikturojë edhe zhvillimin, me vizion, punë dhe zemër./rajonipress/