FITORJA

Nga rrahjet e shumta fizike kërkon ndihmë në Emergjencë dhe QKUK

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Ekziston dyshimi i bazuar se, më 24 janar 2019, në fshatin Kufcë, komuna Gjilan, i dyshuari L.Z., për shkak të një mosmarrëveshje,me dashje dhe në vazhdimësi ka përdorur forcën ndaj të dashurës së tij, tani të dëmtuarës A.I., në atë mënyrë që pasi me veturë shkojnë në dalje të fshatit, me një shufër metalike, e godet në kokë dhe në pjesë të ndryshme të trupit, si dhe një ditë më pas, duke shkuar në drejtim të Prishtinës, i njëjti prapë përdor dhunë fizike ndaj saj, duke e goditur disa herë me grushte në kokë dhe trup, me ç’rast me të arritur në Prishtinë, e dëmtuara arrin që të ikë nga i dyshuari.

Prokuroria Themelore në Gjilan, njofton se mbrëmë, rreth orës 19:00, është ndaluar i dyshuari L.Z., për shkak të dyshimit se ka ushtruar dhunë fizike ndaj të dashurës së tij.

Ekziston dyshimi i bazuar se, më 24 janar 2019, në fshatin Kufcë, komuna Gjilan, i dyshuari L.Z., për shkak të një mosmarrëveshje,me dashje dhe në vazhdimësi ka përdorur forcën ndaj të dashurës së tij, tani të dëmtuarës A.I., në atë mënyrë që pasi me veturë shkojnë në dalje të fshatit, me një shufër metalike, e godet në kokë dhe në pjesë të ndryshme të trupit, si dhe një ditë më pas, duke shkuar në drejtim të Prishtinës, i njëjti prapë përdor dhunë fizike ndaj saj, duke e goditur disa herë me grushte në kokë dhe trup, me ç’rast me të arritur në Prishtinë, e dëmtuara arrin që të ikë nga i dyshuari.

Mobi Casa

I njëjti me veprimet e tij, i ka shkaktuar të dëmtuarës lëndime trupore, për të cilat është detyruar të kërkojë ndihmë mjekësore në QKUK, në Prishtinë dhe në Emergjencën e Spitalit Regjional, në Gjilan.

Në këtë mënyrë, dyshohet se i njëjti, në vazhdimësi ka kryer veprën penale, “Lëndim i lehtë trupor”.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ndaj të dyshuarit, sot ka paraqitur kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit, në kohëzgjatje prej 30 ditësh, në Gjykatën Themelore në Gjilan./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.