ARKATANA

Nga Riad Rashiti, duhet të distancohet PDK-ja

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Nga Valentina Bunjaku – Reagimet e frustruara të Riad Rashitit, në seancë dhe më pastaj edhe ne media, e vlerësoj të jenë mbetje të një mentaliteti konspirativ dhe fosile të një qeverisjeje aziatike.

Akademia politike e LDK-së, nuk më lejon të fyej z Riad Rashiti, nga i cili sinqerisht prisja që të distancohet Partia Demokratike e Kosovës, ngase nuk do të duhej të ishte e përfshirë në kulturën dhe logjikën e “gjuaj gurin fsheh dorën”, të pasqyrohet një këshilltar i sotëm komunal dhe dje ish drejtor i Zhvillimit Ekonomik që vije nga PDK.

Duhet ta dijë Riad Rashiti, se çka do të thotë në integrime evropiane, dhe në bërjen e ambientit të mirë për investime evropiane të fyesh një grua, një nënë, një motër, dhe një femër që ka dalë të jetë më e votuara në asamblenë komunale!

Nuk e besoj, që është në kulturën politike të PDK-së të duroj, që z. Riad Rashiti, të përdor edhe shkrime anonime në web faqe fantome të montojë, të shantazhoj një femër!

I sqaroj opinionit, dhe z. Riad Rashiti, se përfolja e familjes time s`ka të bëjë me të vërtetën. Vëllai im është futur si një praktikant pa pagesë në një ndërmarrje private-publike.

Të më thuash se kam pasur influencë në këtë gjithë këtë është frikë nga fuqia ime e votës, ose thënë ndryshe tendencë e ndaljes së fuqizimit të një gruaje në politikë.

Riad Rashiti, për këtë shpifje, dhe tendencë të denigrimit të figurës sime politike do të përballet me ligj. Ai është paralajmëruar se tashmë kam angazhuar avokatin tim Bajram Sherifi, i cili do të merret me procedurat gjyqësore dhe hetimin e krimit kibernetik.

Mobi Casa

Si do që të jetë, çuarja peshë grupeve të caktuara që deri dje ishin në bashkëqeverisje të keqe, të cilat qeverisën keq me aleanca dhe grupe brenda përbrenda partive të ndryshme, ka të bëjë edhe më fillimin e fushatës së parakohshme të zgjedhjeve parlamentare.

Ne duhet të mësojmë, se kjo fushata e parakohshme e PDK-së sepse ka sulmuar dy figurat më të votuara të LDK-së në Gjilan, të kryetarit Lutfi Haziri, që ka fituar në mënyrë spektakulare me 26 mijë vota, dhe timin si njëra nga këshilltarët më të votuara në vend.

Demokracia është në proces dhe vota është ajo që përcakton vendin dhe fuqinë e qeverisjes. LDK është për një klimë të re të qeverisjes, është një akademi politike, që ka përcaktuar edhe rolin e femrës, për të cilën partitë tjera lënë vend për të dëshiruar. Unë falënderoj këtë shkollë politike që ka bërë që unë si femër të jem nga më të votuarat në vend.

E vlerësojë të mbyllur debatin, nuk dua të merrem më me këtë kulturë të komunikimit publik, me një logjikë konspiracioni dhe web faqe fantome. Natyrisht se do të vazhdojmë përsosjen e demokracisë për të mirën e përgjithshme dhe për zhvillimin e Gjilanit.

Demokracia kalitet edhe me goditjet që merr nga qarqet antidemokratike.

Valentina Bunjaku, kryesuese e Kuvendit Komunal të Gjilanit