Nga një vet aksident në Viti lëndohet drejtuesi i veturës dhe dy pasagjerë

Viti – Në fshatin Remnik, të Vitisë është raportuar se ka ndodhë vet aksident trafiku në të cilin ka qenë e përfshirë një veturë udhëtarësh me targa vendore. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i veturës dhe dy pasagjerë, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor.
Njëri nga pasagjerët me lëndime të rënda trupore i cili fillimisht tretman mjekësor ka marr në qendrën emergjente në Gjilan, pastaj është dërguar në QKUK.
Lidhur me rastin janë njoftuar autoritetet kompetente njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/