Fundamenti

Shoqërohen në polici katër të dyshuar shtetas të Serbisë

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Kamenicë – Në fshatin Novosellë, të Kamenicës janë shoqëruar në stacionin policor katër të dyshuar shtetas të Serbisë, pasi që me automjet kishin kaluar kufirin ilegalisht nga Serbia për në Kosovë.

Mobi Casa

Gjatë kontrollit të automjetit, janë gjetur gjësende të ndryshme të përdorura. Me vendim të prokurorit, mallrat i janë dorëzuar doganës, ndërsa të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/