FITORJA

Nga një muaj paraburgim tre “bosëve” të marihuanës

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Gjykatësi i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore në Gjilan i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji tre të dyshuarve Ekrem Sejdiu (1991), Naser Kryeziu (1979) dhe Musa Avdija (1990) që të tre nga Hajvalia. Ata dyshohen për veprën penale “blerja , posedimi, shpërndarja dhe shitja e substancave narkotike”, transmeton rajonipress.

Gjykata Themelore në Gjilan u ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji tre të dyshuarve nga Hajvalia të cilët dy ditë më parë u kapën me 10 kg heroinë gjatë një operacioni të njësitit antidrogë të koduar “Rolex”.

Gjykatësi i procedurës paraprake , departamenti i krimeve të rënda në Gjykatën Themelore të Gjilanit , Sahit Borovci konfirmoj për rajonipress se u ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji tre të dyshuarve Ekrem Sejdiu (1991), Naser Kryeziu (1979) dhe Musa Avdija (1990) që të tre nga Hajvalia. Ata dyshohen për veprën penale “blerja , posedimi, shpërndarja dhe shitja e substancave të paautorizuar narkotike – psikotrope”.

Mobi Casa

Sipas Borovcit , Naser Kryeziu akuzohet edhe për armëmbajtje pa leje. Ata e kanë mohuar veprën penale derisa nga hetimet e para të policisë dhe prokurorisë është mësuar se sasia prej 10 kg marihuanë destinacion kishte tregun e rajonit të Anamoravës.

Ndryshe hetuesit e trafikimit me narkotikë kishin kapur këtë grup derisa e kishin kontrolluar një veturë të llojit Mercedes ku në bagazhin e kësaj veture kishte gjetur dy thasë me substancë narkotike e dyshuar e llojit marihuana. “Në brendësi të secilit thes ka pasur nga pesë paketime me substancë narkotike e dyshuar e llojit marihuana”.

Në këtë operacion, policia ka sekuestruar si dëshmi, një revole e llojit Zastava, një karikator me 10 fishek të kalibrit 9 x19 mm , 2.405.80 euro, dy vetura dhe pesë telefona celular./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.