Në Kamenicë arrestime për drogë, në Viti konfiskohen armë gjuetie
Kamenicë – Janë arrestuar dy të dyshuar shqiptar shtetas të Serbisë, pasi që gjatë kontrollit të tyre i janë gjetur dhe sekuestruar 55 gram substancë narkotike, dyshohet të jetë e llojit kokainë, veturën me targa të Serbisë, 29.500 dinar të Serbisë dhe 135€.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Kurse në fshatin Gjylekar, të Vitisë gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar, i është gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie me 23 copë fishekë.
I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/