Nga 110 arsye të përgjithshme, janë 21 arsye të veçanta pse duhet të votoni për LDK-në dhe kandidatin e saj për kryeministër, z. Lumir Abdixhikun
Gjilan – Unë, Valentina Bunjaku Rexhepi, si kandidate me nr. 21 në këtë listë, ju siguroj për përmbushjen e këtyre premtimeve. Zëri im në Parlament do të jetë zëri juaj. E kam dëshmuar këtë në tre mandatet e mia të mëparshme dhe do të vazhdoj ta bëj.
Qytetarë të dashur,
Nga 110 arsye të përgjithshme, janë 21 arsye të veçanta pse duhet të votoni për LDK-në dhe kandidatin e saj për kryeministër, z. Lumir Abdixhikun.
- Reformë në arsim, duke zbatuar mësimin gjithëditor në shumë shkolla publike. Duke rritur cilësinë, do të prodhojmë gjenerata të reja të gatshme për punë, edukim dhe për të udhëhequr vendin.
- Reformë në shëndetësi, digjitalizimi i sistemit shëndetësor, ndërtimi i spitaleve të reja dhe moderne, sigurimet shëndetësore hap pas hapi. Një popull i shëndetshëm është një vend i fortë.
- Reformë në ekonomi, ndërtimi i një sistemi zhvillimor për investime, krijimi i vendeve të reja të punës dhe përkrahja e bizneseve.
- Reformë në energji, rikthimi i investimit në gazin amerikan dhe sigurimi i stabilitetit energjetik me çmime shumë më të favorshme.
- Reformë në bujqësi, përkrahja e fermerëve dhe bujqve me grante pa dallime dhe sigurimi i stabilitetit në konsum.
- Reformë në drejtësi, miratimi i ligjeve në harmoni me interesat qytetare, si dhe pavarësimi i sistemit gjyqësor dhe prokurorial.
- Reformë në kulturë, rini dhe sport, përmes investimeve në salla teatrale e koncertale, stadiume moderne futbolli dhe hapësira të mjaftueshme për të rinjtë.
- Mirëqenia e familjes, ruajtja e traditave, avancimi i të drejtave të grave dhe mbështetja e tyre.
- Rikthimi i miqësisë me aleatët tanë, veçanërisht me SHBA-në si garantuese e shtetësisë sonë.
- Rikthimi i negociatave me Serbinë, për njohje formale në koordinim me BE-në dhe SHBA-në si garantuese.
- Stabilitet politik në veri të vendit, duke përfshirë pakicën serbe në institucionet e Republikës së Kosovës.
- Politika e jashtme aktive, anëtarësimi në organizata kredibile ndërkombëtare dhe sigurimi i njohjeve të reja.
- Përparim në integrimet evropiane, me qëllim anëtarësimin e Kosovës në BE, NATO dhe OKB.
- Vëmendje për pensionistët, përmes pensioneve dinjitoze, si dhe ndërtimit të çerdheve të mjaftueshme për fëmijët.
- Mundësi për të rinjtë, përmes sistemeve elektronike dhe avancimit të tyre profesional.
- Emërimi i profesionistëve në borde, me kërkesë për llogaridhënie në ndërmarrjet publike.
- Investime në FSK dhe polici, si garantues të rendit dhe sigurisë.
- Harmonizimi i ligjit të pagave, për shërbyesit civilë dhe rritja e koeficientit për përmirësimin e kushteve të tyre të jetesës.
- Një ambient i sigurt dhe miqësor, duke krijuar kushte për rikthimin e mërgatës dhe mbrojtjen e investimeve të tyre.
- LDK si parti me traditë dhe profesionistë, që ofron zgjidhje, jo probleme, për qytetarët.
- Unë, Valentina Bunjaku Rexhepi, si kandidate me nr. 21 në këtë listë, ju siguroj për përmbushjen e këtyre premtimeve. Zëri im në Parlament do të jetë zëri juaj. E kam dëshmuar këtë në tre mandatet e mia të mëparshme dhe do të vazhdoj ta bëj.
Zotohem!