Nevzati: Masa ndëshkuese ndaj atyre që nuk respektojnë rregullat

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Bujar Nevzati me kërkesë të opozitës ka dhënë një informatë para këshilltarwve komunal rreth ekskursionit të nxënësve të shkollave të mesme. Nevzati ka thënë se tani për tani primare është që nxënësit të shkojnë dhe kalojnë mirë, pastaj për ata që i kanë tejkaluar kompetencat do të ketë edhe ndëshkime.

“Ata që i kanë përzier punët në çështjen e ekskursionit dhe ata që pasur tendencë përfitimi në këtë punë do të ndëshkohen dhe nuk do të kalojnë lehtë”. Kështu është shprehur Bujar Nevzati drejtor i arsimit derisa ka dhënë sqarime rreth disa problemeve që janë shfaqur në shkollën e mesme të gjimnazit “Zenel Hajdini”.

Nevzati tha se konformë kompetencave të tij edhe do të marrë masa ndaj atyre që nuk i kanë respektuar rregullat. Tani për tani prioritet yni është që nxënësit të shkojnë dhe kalojnë shëndoshë e mirë shtoj Nevzati.

Mobi Casa

Nevzati tha se ka pasur lloj – lloj kërcënimi, por sipas tij ekskursioni do të vazhdojnë sipas planifikimit.

Dy shkollat e mesme Mjekësia dhe Gjimnazi tani më veç ndodhen në Shqipëri tha ai.

Nevzati ka sqaruar edhe rreth tollovisë dhe përplasjeve që ka pasur me drejtorin e gjimnazit i cili vazhdimisht ka insistuar që fitues i ekskursionit të jetë agjencia “Shkëndija”. “Dikush i ka shti gishtat në çështjet e ekskursionit duke dashur që të përfitojë nga konkursi, por ndaj të gjithë profesorëve të përzier jashtë kompetencave në këtë çështje, do të ketë masa” ka thënë Nevzati. /rajonipress/