ARKATANA

Nevojitet për eshtrat, muskujt, disponimin…

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Vitamina D i shërben shëndetit dhe forcimit të eshtrave, përmirëson disponimin dhe ndihmon në eliminimin e kilogramëve të tepërt. Mirëpo, shenjat se keni mungesë të kësaj vitamine, dallohen me vështirësi.

Nëse vëreni një ose më shumë nga problemet e mëposhtme, atëherë vizitoni mjekun dhe bëni një analizë të gjakut. Në asnjë mënyrë mos filloni me marrjen e vitaminës D në formë tabletash pa bërë analizën, sepse duhet të jeni të sigurt se problemet janë të lidhura me mungesën e kësaj vitamine.

Dobësimi i muskujve
Zvogëlimi i masës së indit muskulor mund të jetë rezultat i mungesës së vitaminës D në muskuj dhe nerva. Kjo do të thotë, se ju e vëreni se nuk mund të stërviteni apo nuk mund t’i kryeni punët fizike me të njëjtin intensitet si më parë.

Depresioni
Sipas studimeve, femrat që kanë nivel të ulët të vitaminës D në organizëm, janë më depresive se të tjerat.

Ndjeshmëri e shtuar ndaj dhimbjeve
Sasia e pamjaftueshme e vitaminës D lidhet me rritjen e nivelit të dhimbjes te sëmundjet kronike.

Frakturat
Vitamina D forcon eshtrat dhe nëse ka mungesë të saj në organizëm, eshtrat janë më të dobëta dhe më lehtë mund të thyhen.

United Hospital

Shtypja e lartë e gjakut
Vitamina D është shumë e rëndësishme për shëndetin e zemrës dhe ndihmon në rregullimin shtypjes së gjakut.

Përgjumja
Sipas studimeve, niveli i ulët i kësaj vitamine shkakton përgjumje gjatë ditës.

Ndryshimet ekstreme të disponimit
Duhet të dini se vitamina D ndikon në nivelin e lartë të serotoninës në tru dhe në këtë mënyrë ndikon në ndryshimet e përnjëhershme të gjendjes psikike të njerëzve.

Të pafuqishëm
Në rast se nuk mund t’u bëni ballë ushtrimeve të përditshme, atëherë bëni analizat për të konfirmuar nëse keni deficit të vitaminës D.

/Mjeku.Net/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.