Hidromorava

Nesër nis faza e dytë e dezinsektimit, bletarët të ndërmarrin masa në mbrojtjen e bletëve

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Gjilan – Komuna e Gjilanit, përkatësisht Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, njofton qytetarët se nesër (e premte) më 24.07.2015 do të filloj faza e dytë e dezinsektimit hapësinorë.

DSHMS njofton se dezinsektimi do të organizohet ditëve të uikendit, duke filluar nga e premtja për tri ditë me radhë nga ora 20:00 deri në orët e mëngjesit.

Eco Higjiena

Dezinsektimi do të bëhet në të gjitha lagjet dhe rrugët e qytetit, ku do ta përfshijë edhe periferinë sidomos vendbanimet përgjatë rrjedhës së lumenjve që rrjedhin në territorin e Komunës sonë.

Luten bletarët e Komunës së Gjilanit që të ndërrmarin masa në mbrojtjen e bletëve gjatë kohës së kryerjes së dezinsektimit./rajonipress/