RCCOLA

Nëntori, muaji i krenarisë dhe i dhembjes së popullit shqiptar!

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Nga Sami Arifi – Festat e Nëntorit janë muaji i përpjekjeve sakrificës i dhembjeve të mëdha, po, mbi të gjitha është muaji i krenarisë së popullit shqiptar!

Hidromorava
  • Ngritja e Flamurit të popullit të arbërit (shqiptar) në Krujë, i quajtur në popull Nëntori i Parë i Ngritjes së Flamurit, 28 Nëntor të vitit 1443 u bë nga kryeheroi ynë kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu…
  • Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë si dhe Ngritja e Flamurit Kombëtar Shqiptar në Vlorë, më 28 Nëntor të vitit 1912 nga kryetrimi dhe diplomati i kohës Ismail Qemali…
  • Kongresi i Alfabetit dhe i çështjeve kombëtare në Manastir u zhvillua më 14-22 Nëntor të vitit 1908, ku, kryetar i Kongresit të Alfabetin në Manastir dhe çështjeve të tjera Kombëtare ishte Mit’hat Frashëri, ndërsa Komisioni i Alfabetit të Gjuhës Shqipe në Manastir ishte në përbërje:
  1. Mit’hat Frashëri (Kryetar i Kongresit);
    2.Gjergj Fishta (Kryetar i Komisionit për Alfabetin Shqip);
    3.Luigj Gurakuqi (Anëtar i Komisionit);
    4.Gjergj Qiriazi (Anëtar i Komisionit);
    5.Ndre Mjeda (Anëtar i Komisionit);
    6.Grigor Cilka (Anëtar i Komisionit);
    7.Jak Buda (Anëtar i Komisionit);
    8.Shahin Kolonja (Anëtar i Komisionit);
    9.Sotir Peci (Anëtar i Komisionit);
    10.Bajo Topulli (Anëtar i Komisionit);
    11.Nyzet Vrioni (Anëtar i Komisionit)…
    -Dëgjimi i Zërit të Radio-Tiranës, për herë të parë ishte më 28 Nëntor të vitit 1938.
    -Ngadhnjimi i Shqipërisë mbi Nazi-Fashizmin u arritë më 28 Nëntor të vitit 1944.
    -Demonstratat për të drejtat kombëtare në Kosovë, më 27 Nëntor të vitit 1968.
    -Datëlindja e Komandantit Legjendar të UÇK-së, Adem Jasharit, më 28 Nëntor 1955.
    -Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe, më 20-25 Nëntor1972.
    -Paraqitja e parë publike e UÇK-së u bë më 28 Nëntor të vitit 1997.
    Populli ynë pagoi çmimin e shtrejt për lirinë e atdheut…
    -Uroj që aspiratat e popullit shqiptar të arrihen me kremtimin e festës madhore të Bashkimit Mbarëkombëtar, gëzuar për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen festat mbarëkombëtare të Nëntorit…