RCCOLA

Nëntë kandidat për drejtor të Doganave

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Për pozitën e drejtorit të përgjithshëm të Doganave të Kosovës kanë aplikuar nëntë kandidat.Përveç Naim Huruglices, i cili deri tash ka mbajtur pozitën e të parit të doganave, në garë janë edhe disa zyrtarë tjerë të këtij institucioni. Bajram Rexha, zyrtarë në Dogana, si dhe zyrtarë tjerë në poste të ndryshe në Doganë, kanë konkurruar, si :Bahri Berisha, Bashkim Arifi, Ibrahim Xhaka, Ekrem Grabnica, Agim Nika.

Ndërkohë në mesin e kandidatëve janë edhe ish-doganieri Lavdim Shala dhe Shkëlzen Sopiani, kandidat i jashtëm. Kështu kanë bërë të ditur burime nga Dogana e Kosovës për gazetën “Kosova Sot”.

Mobi Casa

Burime të gazetës kanë thënë se kandidatë të mundëshem për të marrë pozitën e drejtorit janë drejtori aktual, Naim Huruglica dhe Bajram Rexha. Ky i fundit e ka përkrahjen nga politika, kurse Hurgulica pasi e ka përvojën. /Indeksonline/