ARKATANA

Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit mes UN Women dhe Komunës së Kamenicës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kamenicë – Në një ceremoni të organizuar për nënshkrimin e memorandumeve të mirëkuptimit, në kuadër të programit ‘Financimi Transformativ për Barazi Gjinore në Ballkanin Perëndimor’, me 16 komuna, nga UN Women, ishte edhe Komuna e Kamenicës, e përfaqësuar nga Kryetari Kadri Rahimaj.

Kjo marrëveshje e mirëkuptimit përfshin integrimin gjinor në programet vendore, zbatimin dhe monitorimin e tyre, nëpërmjet aplikimit të buxhetimit të përgjegjshëm gjinor si mjet dhe kryerjen e analizave gjinore nga stafi përkatës, fuqizimin e kapaciteteve të administratës komunale dhe përmbushjen e zotimeve sipas Ligjit për Barazi Gjinore, avancimin e proceseve të planifikimit dhe programit të buxhetimit të përgjegjshëm gjinor në nivel vendor, përmirësimin e mbledhjes së të dhënave të ndara sipas gjinisë, raportimin dhe avancimin e statusit të grave dhe burrave në nivel lokal, sigurimin e pjesëmarrjes së qytetarëve dhe mekanizmave të konsultimit në nivel lokal duke marrë parasysh në mënyrë të barabartë nevojat e grave dhe burrave.

FIDANISHTJA

Si dhe shkëmbimin e përvojave në nivel kombëtar dhe rajonal dhe mësimi nga praktikat e mira të vendeve të tjera në prezantimin e Buxhetimit të Përgjegjshëm Gjinor dhe themelimin e Task Forcës në udhëheqjen e kryetarit të komunës me qëllim të lehtësimit të aplikimit të buxhetimit të përgjegjshëm gjinor në nivel lokal. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.