Nënshkruhet kontrata për dy rrugët kryesore të brezit kufitar Dobërqan – Pograxhë dhe Dobërqan – Stublinë

Gjilan – Pas fillimit të punimeve në urën Dobërqan – Stublinë, tashmë është nënshkruar kontrata edhe për dy rrugët kryesore të brezit kufitar Dobërqan – Stublinë dhe Dobërqan – Pograxhë.
Brezi kufitar së shpejti pritet të pasurohet me dy rrugë të reja e të asfaltuara të cilat në masë të madhe do ta lehtësojnë lëvizjen e lirë dhe qarkullimin e veturave për shumë fshatra kufitare, por edhe të atyre nga Lugina..
Ura në dalje të Dobërqanit që lidh dy fshatra Stublinën dhe Pograxhën tashmë ka filluar punimet, dhe së shpejti pritet të nisin punimet edhe në dy rrugët kryesore Dobërqan – Pograxhë dhe Dobërqan – Stublinë.
Banorët e kësaj pjese i janë gëzuar këtij lajmi të madh pasiqë po realizohet ëndrra e tyre shekullore.
Kompania “Bejta Comerc” pritet ta asfaltoj rrugën Dobërqan – Stublinë që ka një kosto prej 743.615.82 euro duke përfshirë këtu edhe asfaltimin e rrugëve brenda në fshat kurse rrugën Dobërqan – Pograxhë pritet ta ndërtojë kompania “ELBAU”.
Këto investime dhe projekte kapitale janë bashkë investim i Ministrisë së Infrastrukturës dhe komunës së Gjilanit./rajonipress/