Nëndega e parë e Nisma në “Dheu i Bardhë” dorëhiqet nga Nisma dhe i bashkohet Vatra

Gjilan – Duke parë zhvillimet e Nisma- s në Gjilan e duke mos pa seriozitet të strukturave të saj, nga sot unë Arbnor Bunjaku, së bashku me nëndegën që unë drejtoj, vendosëm që aktivitetin tonë politik ta ndajmë nga Nisma, duke dhënë dorëheqje me 90% të kryesisë.
Nga sot e tutje aktivitetin tonë politik do ta zhvillojmë në kuadër të “Lëvizjes Qytetare Vatra” thuhet në njoftimin e Arbnor Bunjaku./rajonipress/