FIDANISHTJA

“Nëna Naile” vazhdon prapë me deponi të jashtëligjshme

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kllokot – Qendra e mjekësisë familjare rehabilituese “Nana Naile” edhe pse disa herë është raportuar në media prapë vazhdon me avazin e vjetër duke i hedhur mbeturinat në mënyrë të jashtëligjshme thotë Hidajet Ahmeti.

Edhe pse, Komuna e Kllokotit merret me menaxhimin e mbeturinave dhe ”Nana Naile“ ka nënshkruar marrëveshje me këtë të fundit për menaxhimin e mbeturinave, por kjo e fundit asnjëherë nuk ju ka përmbajtur asaj marrëveshje.

Eco Higjiena

Drejtori i Drejtorisë së Administratës dhe Shërbimeve publike në Komunën e Kllokotit, Hidajet Ahmeti tha se disa herë kemi pas takime me pronarin e këtij biznesi, por përveç fjalëve nuk ka asgjë konkrete dhe asnjëherë nuk ju ka përfillur marrëveshjes së nënshkruar me komunën. “Disa herë kemi pasur ankesa nga qytetarët, për shkak të erës që kundërmon dhe efekteve negative që ka për shëndetin e qytetarëve që jetojnë në këtë pjesë, por duke ditur lidhjet e tij me politikanët e pushtetit qendror, ne nuk kemi mundur t’ia dalim që ta eliminojmë këtë deponi të jashtëligjshme. Pas insistimeve që kam pasur, disa herë ka pushuar përkohësisht këtë veprimtari të jashtëligjshme në mënyrë që të shihet kinse po i pranon vendimet e komunës, por pas një kohe prapë ka vazhduar me të njëjtin avaz” tha Ahmeti./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.