UBT

Nekrologji për mikun tim Haqif Kastratin

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Nga Bajram Kallaba – Nuk kisha menduar asnjëherë, se një ditë do të shkruaja nekrologjinë për ty Haqif. Përherë e kujtoja atë rininë tonë të hershme, moshën tonë të bardhë dhe kohën kur u njohëm. Ishte viti shkollor 1969/70. Atëbotë banonim në Konviktin e Shkollave të Mesme në Prishtinë. Që atëherë, krijuam miqësinë, se na lidhte jeta, loja e mësimi. Po shijonim jetën, që për ne ishte plot behar.

Kur mbaruam shkollën e mesme, jeta na ndau dhe për një kohë të gjatë nuk ishim takuar. Por thuhet: Miqtë e vërtetë takohen rrallë dhe ne vërtetë sërish u takuam,por tashmë në një moshë tjetër; me rrudha të stisura në ballë dhe me flokë të thinjura.

Sidoqoftë, filluam korrespodencat tona si miq të vjetër. Mësova se kishe kaluar vite të tëra nëpër kazamatet serbo-sllave, njëjtë sikur pararendësit tuaj familjar. I persekutuar,për idealet e lirisë së Kosovës, por asnjëherë i gjunjëzuar dhe i zmbrapsur në kërkimin dhe realizimin e qëllimeve dhe idealeve liridashëse. Përmes shkrimeve tuaja, t`i u bëre kronikani më besnik i sakrificës familjare, që ishte në shërbim të kauzës kombëtare.

FITORJA

Do të na mungosh me shkrimet, kolumnet dhe opinionet e ndryshme për dhe rreth proceseve shoqërore nëpër të cilën po ec Kosova. Ishe zëri kritik kur Kosova ecte ngadalë në demokratizimin e saj shoqëror dhe nëpër sfidat që kalonte ajo. Ishe shpirt i paepur, përherë optimist dhe me shumë elan për progres dhe shtetndërtim.

Sado i vendosur ta luftoje sëmundjen, ajo u tregua e pamëshirshme ndaj teje. Ndaj, nuk e prisnim lamtumiren me ty.

Ngushëllime familjes së gjërë Kastrati, miqve dhe të afërme të tjerë.
Pusho i qete në tokën Dardane Haqif!
Roganë, 11 qershor 2021

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.