Hidromorava

Nedim Bajrami i lumtur me golin dhe fitoren: Nuk mposhtemi as nga Republika Çeke

/ 1 minutë lexim
United Hospital

Shqipëria ka marrë fitoren e dytë në ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian.

Kuqezinjtë kanë triumfuar në udhëtim te Ishujt Faroe me rezultat 1-3.

Nedim Bajrami, Kristjan Asllani dhe Ernest Muçi ishin realizuesit e golave për Shqipërinë në këtë duel.

Mesfushori shqiptar, Nedim Bajrami pas ndeshjes ka thënë se është i lumtur me golin dhe fitoren.

UBT

“Po, jam shumë i lumtur që shënova edhe sot. Por më rëndësi kanë tre pikët. Nuk u dorëzuam dhe ia dolëm. Nuk është lehtë të luash këtu, janë një skuadër shumë fizike”.

“Në pjesën e dytë krijuam shumë raste, shënuam dhe morëm tre pikët. Kjo ka rëndësi. Ishujt bëjnë shumë presing, rëndësi ka që morëm pikët maksimale”, tha Bajrami për SuperSport.

Krejt në fund ai ka folur edhe për ndeshjen e radhë në shtator ndaj Republikës Çeke.

“Të përgatitemi shumë mirë. Kemi pushime, kur të kthehemi duhet të japim maksimumin për Kombëtaren. Të marrim fitore ose një pikë për Shqipërinë”, deklaroi Nedim Bajrami. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.