Mobi Casa

Në Zhegër të Gjilanit përurohen shtatoret e dëshmorëve, Shaban dhe Sami Ukshini

/ 3 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Në 17 vjetorin e rënies heroike, në Zhegër të Gjilanit janë përuruar shtatoret e dëshmorëve Shaban e Sami Ukshini, në një manifestim madhështor të organizuar nën përkujdesjen e kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri.

Në këtë manifestim ka marrë pjesë nënkryetari Arbër Ismajli, strukturat tjera komunale, përfaqësues nga policia e FSK, deputetë, shkrimtarë e bashkëluftëtarë të dëshmorëve.

“Prej sot, Shaban e Sami Ukshini i bëjnë roje lirisë së Kosovës. Sakrifica e tyre për liri dhe pavarësi, për ne do të jetë frymëzim i përjetshëm. Kemi punë akoma përpara nesh sepse këta dy kolosë nuk janë pajtuar me këtë hartën ekzistuese dhe unë lutem për ditë më të mirë. Lavdi e përjetshme jetës dhe veprës së tyre”, ka thënë para të pranishmëve nënkryetari Arbër Ismajli, i cili foli në emër të kreut të Gjilanit, Lutfi Haziri.

Kryetari i Këshillit të Fshatit Zhegër, asambleisti i Kuvendit Komunal, Shemsedin Elezi, e ka falënderuar kryetarin Haziri për mbështetjen e madhe për vendosjen e këtyre shtatoreve, duke thënë se tashmë po përmbyllet treshja e madhe e dëshmorëve të skalitur në bronz, Idriz Seferi, Agim Ramadani dhe Shaban e Sami Ukshini.

Ai ka falënderuar me këtë rast edhe aktivistin Shabi Azemi, i cili një javë pas vrasjes, nën rrethana të rënda lufte, ka zhvendosur kufomat nga fshati Maxhere i Preshevës për në Zhegër, për t’u varrosur më pas në varrezat e dëshmorëve.

Fundamenti

Shkrimtari dhe publicisti, Sabit Rrustemi, vlerësoi se “Komandant Terri” dhe “Komandant Kingji” u ‘rikthyen’ dhe u ringjallën për së dyti në vendin i cili prej sot e merr epitetin Simboli i Qendresës.

Sami Salihu, kryetar i Kuvendit Komunal të Preshevës, u shpreh se simbol i rezistencës dhe unitetit kombëtar janë vëllezërit Ukshini.

Në emër të familjes ka folur vajza e dëshmorit Shaban Ukshini, Hikmetja, e cila ka falënderuar kryetarin Lutfi Haziri që e bëri të mundur vendosjen e këtyre shtatoreve gjigante.

“Pos mungesës së babait dhe xhaxhait, sot ne ndjejmë një krenari, e cila sadopak na e lehtëson dhembjen”, tha ajo.

Përndryshe, Shaban dhe Sami Ukshini ranë heroikisht në luftën e Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë më 14 maj të vitit 2001./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.