Në Zhegër kapen mjete piroteknike, nuk dihet prejardhja e mallit

Gjilan – Në fshatin Zhegër të Gjilanit njësia policore ka ndaluar automjetin transportues – kombi me targa civile i cili kishte të ngarkuara mjete piroteknike si: fishekzjarrë, petardë dhe raketa, në vlerë rreth 3.900 € njoftoj policia e Kosovës.
Sipas policisë i dyshuari nuk posedonte asnjë dokument përkatës që tregon prejardhjen e mallit, andaj me urdhër të prokurorit automjeti së bashku me mallin janë konfiskuar ndërsa i dyshuari është liruar, rasti në procedurë të rregullt./rajonipress/