Prokuroria Themelore në Gjilan gjatë muajit janar ka ngritur 11 aktakuza për dhunë në familje

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë muajit janar 2025, ka pranuar nëntëmbëdhjetë (19) kallëzime penale, ndaj nëntëmbëdhjetë (19) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Gjatë kësaj periudhe kohore Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti Përgjithshëm, ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza, kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”.
Ndërsa, nga Departamenti për të Mitur është paraqitur një (1) propozim për shqiptimin e masës edukative, ndaj një (1) personi të mitur, për këtë vepër penale./rajonipress/