Mobi Casa

Në vitin 2013 Prokuroria e Gjilanit ka ngritur mbi 400 aktakuza

/ 4 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Departamenti për Krime të Rënda në Prokurorinë Themelore të Gjilanit në vitin 2013 ka pranuar 384 kallëzime penale me 697 persona. Prej këtyre kallëzimeve penale janë të ngritura mbi 400 aktakuza kurse të tjerat janë pushime të hetimeve, hedhje të kallëzimeve dhe dërgim në kompetencë. Sipas statistikave shkalla e kryerjes së këtyre kallëzimeve është 95 %, derisa ky departament ka ushtruar mbi 800 ankesa kundër aktgjykimeve të Gjykatës Themelore në Gjilan dhe degëve të saj thotë Kryeprokurori Jetish Maloku.

Prokuroria Themelore në Gjilan, vepron në 7 (shtatë) Komuna e cila përfshin Gjykatën Themelore në Gjilan dhe degët e saj në Viti, Kamenicë dhe Novobërdë, si dhe Komunat: Partesh, Kllokot dhe Ranillug, raporton rajonipress.

Në një raport vjetor të Prokurorisë Themelore në Gjilan për vitin 2013 janë dhënë të gjitha raportet e departamenteve dhe statistikat e kryera.

Jetish Maloku kryeprokuror në këtë institucion thotë për rajonipress se kanë realizuar të gjitha synimet e parapara dhe në përputhje me parimet demokratike. “Si institucion kyç i kemi përmbushur të gjitha kushtet dhe standardet më të larta të përgjegjësisë dhe transparencës para qytetarëve të vet, në zbatimin e ligjeve nacionale dhe akteve ndërkombëtare duke përfshirë konventat evropiane. Prokuroria Themelore në Gjilan, në bashkëpunim të ngushtë me të gjitha institucionet relevante, vendore e ndërkombëtare, edhe atë me Policinë e Kosovës, gjykatat, shoqëritë civile, OJQ, komunitetet tjera, EULEX, dhe partnerë tjerë ndërkombëtarë, ka arritur që brenda kësaj periudhe kohore të përfundojë me sukses e me rezultate evidente sipas të dhënave në këtë prokurori” tha Maloku.

Maloku tha se kjo prokurori për periudhën kohore Janar- Dhjetor 2013 ka pranuar në punë, sipas Departamenteve, këto lëndë. Në departamentin për Krime të Rënda për periudhën raportuese 01.01-31.12.2013 ka pranuar 384 kallëzime penale me 697 persona. T kryera janë gjithsej: 365 kallëzime penale me gjithsej 633 persona. Të pa kryera: 19 kallëzime penale me 64 persona. Prej këtyre kallëzimeve penale janë të ngritura mbi 400 aktakuza kurse të tjerat janë pushime të hetimeve, hedhje të kallëzimeve dhe dërgim në kompetencë.

Sipas statistikave shkalla e kryerjes së këtyre kallëzimeve është 95 % shton Maloku.

Kurse në Departamentin e përgjithshëm janë pranuar: 2664 kallëzime penale me 3411 persona. Të kryera janë: 2636 kallëzime penale me 3369 persona, pa kryera gjithsej :
28 kallëzime penale me 64 persona.

Mobi Casa

Sipas statistikave, shkalla e kryerjes së këtyre kallëzimeve është 98.5%

“Bazuar në statistikat e këtij departamenti janë ngritur mbi 2620 aktakuza, kurse të tjerat kanë qenë aktakuza me urdhër ndëshkimor, pushim i hetimeve, hedhje të kallëzimeve penale dhe mënyra tjera të vendosjes. Ky departament ka ushtruar mbi 800 ankesa kundër aktgjykimeve të Gjykatës Themelore në Gjilan dhe degëve të saj. Prokurorët e kësaj prokurorie kanë marrë pjesë në mbi 5100 seanca të treguara gjyqësore në të gjitha degët e Gjykatës Themelore në Gjilan” tha Maloku.

Edhe Departamenti për të mitur ka pranuar : 227 kallëzime penale me 342 persona të mitur, prej tyre të kryera: 226 kallëzime penale me 341 persona. Të pakryera: 1 kallëzim penal me 1 person të mitur.

Sipas statistikave shkalla e kryerjes së këtyre kallëzimeve për të mitur është 99 %

Maloku tha se bazuar në këto të dhëna dhe në shkallën e kryerjes së këtyre kallëzimeve penale është evidente suksesi i kësaj prokurorie me 3( tre) departamente të saj në vendosjen në kohë dhe me efikasitet të lartë të këtij numri të kallëzimeve penale që tregohet edhe nga shkalla e përqindjes së kryerjes së tyre.

“Prokurorët dhe kryeprokurori i kësaj prokurorie kanë dhënë kontribut të madh në zgjidhjen e këtyre lëndëve të të gjitha lëmive në të gjitha regjistrat, ashtu që veprimi është bërë me kohë, janë vendosur brenda afatit ligjor duke zbatuar të gjitha dispozitat e Kodeve dhe ligjeve tjera në fuqi e duke respektuar edhe Konventat Evropiane dhe aktet tjera ndërkombëtare. Në këtë drejtim duhet përmendur se gjatë punës së bërë në këtë periudhë ka pasur edhe vështirësi që shpeshherë, zvarrisin apo pengojnë punën efikase të prokurorëve për të siguruar provat materiale, siç janë pengesat në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ekspertizat e ndryshme laboratorike, ekspertizat grafologjike, ato të ADN-ës, të cilat institucione shumë ngadalë kanë vepruar në kërkesat tona”./rajonipress/