Në Viti vjedhje e rëndë, në Kamenicë e Artanë konfiskim armësh e substanca narkotike

Gjilan – Në rrugën “Hoxhë Jonuzi”, në Viti ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se persona të panjohur kanë hyrë me forcë duke dëmtuar derën e hyrjes.
Të dyshuarit kishin demoluar një kasafortë të mjeteve financiare, por nuk kishin arrit të marrin nga aty asgjë. Rasti nën hetime.
Në lagjen, “Çamëria” në Kamenicë tek i dyshuari mashkull kosovar është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 6 copë fishekë. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, është liruar.
Edhe në fshatin Pozheran, të Vitisë pas disa video incizimeve të postuara në rrjetet sociale, gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar i është gjetur dhe konfiskuar një AK-47.
I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Kurse në Novobërdë është raportuar se gjatë kontrollit të disa rrobave nga gardianët kanë gjetur dhe konfiskuar një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë në peshë 0.41 gram. Është njoftuar prokurori lidhur me rastin njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/