Fundamenti

Në Viti u shënua dita botërore e tuberkulozit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Viti – Me rastin e 24 marsit- Ditës botërore të tuberkulozit, komuna e Vitisë, konkretisht Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në bashkëpunim të ngushtë me QKMF-në ka zhvilluar sot disa aktivitet të vetëdijesimit të qytetarëve rreth kësaj sëmundje.

Fillimisht në qytetin e Vitisë një ekip i QKMF-së së Vitisë, ka shpërndarë disa fletushka rreth mënyrës së parandalimit por edhe mjekimit dhe shërimit të sëmundjes së tuberkulozit.

Këtë ekip e ka vizituar edhe kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga drejtoresha e DSHMS-së, Merrushe Ahmeti dhe të tjerë.

Uji Dea

Gjithashtu gjatë ditës së sotme janë dy trajnime për stafin e infermiereve për trajtimin e pacientëve me tuberkulozë.

Ndërkaq ekipi i QKMF-së në Viti, ka shpërndarë fletushka për pacientët e rastit. Sipas dr. Vjollca Kadolli-Halili, drejtoreshë e QKMF-së në Viti, përmes aktiviteteve të tilla ata po synojnë të ndikojmë në vetëdijesimin e qytetarëve rreth sëmundjeve të ndryshme, kryesisht atyre kronike.

Përndryshe në vitin 2021 në Kosovë, janë regjistruar gjithsej 447 raste te pacientëve të sëmurë nga sëmundja e Tuberkulozit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.