Mobi Casa

Në Viti u shënua 1 Qershori – Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Viti – Me rastin e 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, komuna e Vitisë, respektivisht Drejtoria për Arsim dhe ajo e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, kanë organizuar një varg aktivitetesh për fëmijët vitias.

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me drejtorët Fatbardha Emini dhe Valmir Sahiti, fillimisht kanë pritur në takim nxënësit e shkollës fillore të mesme të ulët “Ndre Mjeda”, nga Kabashi.

Me këtë rast kryetari Haliti, i ka uruar fëmijët në ditën ndërkombëtare të tyre.

Ai gjithashtu, ka kërkuar nga nxënësit që të jenë të përkushtuar në mësime dhe të arrijnë majat e suksesit, pasi që përmes një arsimi të mirëfilltë mund të zhvillohet shteti dhe shoqëria siç duhet.

Mobi Casa

Ndërkaq, këtij urimi ju janë bashkangjitur edhe Drejtoresha e Arsimit, Fatbardha Emini dhe Drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Valmir Sahiti, të cilët i njoftuan fëmijët me aktivitetet e organizuara për nderë të shënimit të kësaj dite.

Përndryshe sot me fillim në ora 12:00 në Shtëpinë e Kulturës “Bajram dhe Gursel Sylejmani”, në Viti, do të mbahet festivali i fëmijëve “Cover Fest”, në organizimin e Korit të Qytetit dhe fëmijët e Çerdhes “Gëzimi Ynë”, nën udhëheqjen artistike të Profesor Mustafë Lamallarit.

Bëhet me dije se në këtë festival do të këtë edhe mysafir nga cirku i Elbasanit. Ky festival mbështetet nga MKRS dhe Komuna e Vitisë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.