GRANDEMALL

Në Viti u mbajt trajnim për integrimin dhe vlerësimin gjinor

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Viti – Në Viti u organizua një trajnim me temën “Integrimi gjinor dhe vlerësimi i ndikimit gjinor,” ku morën pjesë zyrtarë të komunës së Vitisë. Trajnimi u hap nga Ibadete Hyseni, zyrtare për Barazi Gjinore në Komunën e Vitisë, e cila theksoi rëndësinë e fuqizimit të politikave për barazinë gjinore në nivel lokal.

Ky aktivitet u organizua nga Zyra për Barazi Gjinore në bashkëpunim dhe mbështetje të UN Ëomen, duke shërbyer si platformë për të adresuar çështje kyçe në lidhje me barazinë dhe gjithëpërfshirjen në institucione dhe shoqëri.

Gjatë trajnimit, Albana Rexha, konsulente e UN Women, prezantoi tema kyçe lidhur me integrimin e perspektivës gjinore në politikat dhe praktikat institucionale. Ajo ndau shembuj konkretë mbi ndikimet e pabarazisë gjinore dhe mënyrat për të adresuar sfidat që përballen gratë, burrat dhe grupet e tjera të margjinalizuara, përfshirë minoritetet etnike.

Hidromorava

Rexha gjithashtu foli për rëndësinë e diversitetit dhe gjithë përfshirjes në vendimmarrje, duke theksuar nevojën për të përfaqësuar barabartë burrat, gratë dhe grupet që shpesh mbeten jashtë këtyre proceseve.

Përmes diskutimeve mbi perspektivën gjinore dhe privilegjin, pjesëmarrësit patën mundësinë të reflektojnë mbi qasjet që mund të nxisin barazinë dhe drejtësinë sociale.

Ky trajnim synon të forcojë kapacitetet e zyrtarëve lokalë në krijimin dhe zbatimin e politikave të ndjeshme gjinore dhe të inkurajojë përfshirjen e të gjithëve në proceset vendimmarrëse./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.