FIDANISHTJA

Në Viti të shtënat me armë zjarri nëpër dasma, dukuri e vazhdueshme

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Viti – Krismat e armëve në dasma dhe ahengje të ndryshme familjare duket se janë bërë përditshmëri gjatë këtyre dy muajve të fundit, kur edhe bëhet numri më i madh i ceremonive martesore.

Shumë prej qytetarëve të Komunës së Vitisë, të anketuar nga EVSB, thonë se, nëpër disa fshatra të kësaj Komune, kishte të shtëna me armë zjarri me javë të tëra apo dhe muaj(herë pas herë), edhe pse ata nuk kanë raportuar, ndjejnë një pjesë të përgjegjësisë, por në anën tjetër ndjehen të rrezikuar për shkak të gjuajtjeve me armë në mënyrë të pa kontrolluar. Ata thonë se e shtëna me armë nuk shton e as nuk zbeh atmosferën e krijuar në dasmë.
Ky mentalitet duhet ndryshuar, dhe gjuajtja duhet të jetë rreptësisht e ndaluar.
Festat familjare kanë ndryshuar shumë nga e kaluara, por një gjë nuk ka ndryshuar në festimin e ahengjeve, gëzimeve familjare, është gjuajtja me armë zjarri.

GRANDEMALL

Nuk ka ndonjë shpjegim të qartë pse qytetarët i përdorin armët në ahengje familjare, por kjo bëhet për pikë qejfi, thuhet nga EVSB.
E ky far qejfi u ka kushtuar edhe me jetë shpesh herë familjarëve të cilët kanë shtënë me armë zjarri nëpër ahengjet e tyre. Nuk janë të pakta rastet kur kanë përfunduar me plagosje, e madje edhe me humbje të jetëve të personave që kanë qenë prezent.
Policia e Kosovës, vite më parë ka lansuar kampanjën”FESTO ME ZEMËR, JO ME ARMË”, kampanjë kjo e cila nuk po respektohet nga qytetarët, thuhet në reagimin e EVSB-së.

EVSB apelon tek qytetarët që të përmbahen nga gjuajtja me armë nëpër dasma dhe ahengje tjera familjare, duke përkujtuar se kjo paraqet shkelje të rendit publik, dhe gjobat apo vuajtja e dënimit me burg janë të larta thuhet në njoftimin e koordinatorit të EVSB-së, për Komunën e Vitisë, Imri Emërllahu./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.