Fundamenti

Në Viti shërbimet shëndetësore do të jenë më të avancuara

/ 3 minuta lexim

Gjilan – Organizuar nga Komisioni komunal për shëndetësi dhe çështje sociale, është mbajtur debati publik për gjendjen momentale në Qendrën kryesore të Mjekësisë Familjare dhe shëndetin publik në komunën e Vitisë. Në këtë debat ishin të pranishëm edhe krerët komunal, përfaqësues të institucioneve dhe organizatave të ndryshme, punëtorë shëndetësor etj.

Emrush Azemi anëtar i komisionit komunal për shëndetësi dhe çështje sociale, ka theksuar se qëllimi i organizimit të këtij debati është eliminimi i pengesave, përmirësimi i shërbimeve dhe kushteve për punë, ngritja e nivelit të përgjegjësisë si dhe identifikimi i problemeve dhe nevojave me të cilat përballet QKMF-ja në Viti, së bashku me QMF në Pozheran dhe ambulancat nëpër lokalitete.

Kryetari i komunës së Vitisë Nexhmedin Arifi tha se ne si institucione kemi bërë përpjekje që të ndryshojmë gjendjen në QKMF, e në përgjithësi në shëndetësi . “Kërkoj nga ju që të jeni konstruktiv dhe të jepni idetë, propozimet dhe rekomandimet që neve do të na shërbejnë për mundësit e veprimit të mëtutjeshëm. Unë jam i vetëdijshëm se ka mangësi, por krahasuar me periudhën e mëhershme, kemi një gjendje paksa më të mirë”, tha kryetari Arifi.

UBT

Udhëheqësja e Komisionit komunal për shëndetësi dr.Vjollca Kadolli, duke folur për punën e këtij komisioni tha se kemi hartuar fillimisht planin e veprimit të komisionit, mandej është bërë analiza e gjendjes së politikave publike të Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, problemet me të cilat ballafaqohen udhëheqësit e administratës, sfidat me të cilat ballafaqohet QKMF në Viti dhe në lokalitetet e komunës së Vitisë.

Ndërsa për gjendjen në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare ka informuar drejtori i kësaj qendre dr. Taip Alidemaj i cili tha se mjekësia familjare në Viti është e organizuar në 12 institucione të shëndetësisë familjare.

Ai përmendi objektivat dhe misionin primar, duke u fokusuar në ato që i kanë si prioritet. Nga të pranishmit e këtij debati, u dhanë vërejtje dhe sugjerime, por edhe rekomandime që do të shqyrtohen dhe rishikohen mundësit për marrje të veprimeve konkrete në përmirësimin e gjendjes në QKMF./rajonipress/