GRANDEMALL

Në Viti prezantohet projekti i hartës zonale

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Viti – Në Viti është mbajtur sot një aktivitet informues mbi projektin e Hartës Zonale Komunale, i organizuar nga USAID dhe Drejtoria për Urbanizëm dhe Planifikim Hapësinor. Ky projekt u prezantua nga kompania e kontraktuar INSI, e cila ka përgatitur dokumentin sipas standardeve ligjore dhe teknike.

Në takim morën pjesë përfaqësues të organizatave joqeveritare, grupe të interesit dhe qytetarë të zonës urbane.

Takimin e hapi drejtori i Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor në Viti, Visar Demiri, i cili theksoi rëndësinë e këtij projekti për planifikimin e qëndrueshëm urban dhe zhvillimin ekonomik të komunës.

Ndërsa, menaxheri i projektit në komunën e Vitisë, Liridon Jonuzi, foli për rëndësinë e hartave zonale, duke i cilësuar ato si instrumente thelbësore për menaxhimin dhe zhvillimin hapësinor të territorit komunal.

Uji Dea

Përfaqësuesit e INSI-t, gjatë prezantimit, ofruan një pasqyrë të qartë mbi bazën ligjore të hartimit të hartës zonale, duke theksuar kornizën ligjore që e obligon këtë proces, bazuar në dokumente të nivelit ndërkombëtar, qendror dhe lokal.

Në pjesën e dytë të aktivitetit, qytetarët dhe përfaqësues të bizneseve patën mundësinë të parashtronin pyetje dhe të diskutojnë rreth përfitimeve dhe sfidave që sjell ky projekt.

Përfaqësuesit e INSI-t ofruan përgjigje të detajuara për çdo çështje të ngritur, duke e vlerësuar angazhimin dhe interesimin e komunitetit lokal për këtë proces të rëndësishëm planifikimi.

Projekti i Hartës Zonale pritet të kontribuojë në zhvillimin e koordinuar dhe të qëndrueshëm të komunës, për periudhën 2025-2032 duke garantuar një planifikim më të mirë të zonave urbane dhe rurale./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.