Në Viti organizohet fushatë vetëdijësuese kundër puseve të hapura dhe zjarrëvënieve

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Viti – Komuna e Vitisë, Policia e Kosovës(PK), dhe Ekipi Veprues për Siguri në Bashkësi (EVSB) të premten kanë realizuar dy projekte, shpërndarjen e posterëve vetëdijesues, nëpër të gjitha shkollat e Komunës së Vitisë me moton “Kujdes nga puset e hapura” dhe “Kujdes nga prerjet ilegale të pyjeve dhe zjarrëvënjeve”.

Institucionet tona Komunale, Policia e Kosovës (PK), dhe Ekipi Veprues për Siguri në Bashkësi (EVSB): Apelojnë te të gjithë qytetarët tanë, që të jenë në mbrojtje të puseve të hapura, pyjeve dhe zjarrvënjeve.
Tu themi kujdes dhe ndal;
Puseve të hapura.
Prerjeve ilegale të pyjeve.
Dhe zjarrvënjeve.

RCCOLA

Të respektohen dhe të përdoren rrugët ligjore, sepse zjarret dhe prerjet ilegale janë të sanksionuara me ligj.
Të gjithë së bashku ta mbrojmë natyrën, të gjelbërojmë dhe të pyllëzojmë.
Mos të dëmtojmë, tu themi JO zjarreve thuhet në njoftimin e koordinatorit të EVSB-së, për Komunën e Vitisë, Imri Emërllahu./rajonipress/