Mobi Casa

Në Viti operojnë mbi 1000 biznese aktive

/ 3 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Abdyl Bajrami nënkryetar i komunës së Vitisë tha për rajonipress se aktualisht në Komunën e Vitisë operojnë rreth 1000 biznese aktive. Sipas Bajramit ka një trend të rritjes së bizneseve pasiqë në vitin 2012 janë regjistruar 247 biznese derisa në vitin 2013 vetëm për dy muaj janë regjistruar 88 biznese të reja.

Komuna e Vitisë ka ndihmuar dhe vazhdon të ndihmojë bizneset dhe ndërmarrësit e rinj. Kështu thotë për rajonipress Abdyl Bajrami nënkryetar i Vitisë. Sipas tij aktualisht në Komunën e Vitisë operojnë rreth 1000 biznese aktive.

Sipas Bajramit ka një trend të rritjes së bizneseve pasiqë në vitin 2012 janë regjistruar 247 biznese, derisa në vitin 2013 vetëm për dy muaj janë regjistruar 88 biznese të reja.

“Numri i ndërmarrësve në Viti po vije vazhdimisht duke u rritur dhe ky tregues realisht është i ndryshueshëm” tha Bajrami. Sipas tij ndërmarrjet e kanë ndihmuar buxhetin e komunës me taksa nga biznesi deri në fund të vitit 2011, kurse për vitin 2012 komuna ka liruar ndërmarrjet nga kjo taksë për një periudhë tre vjeçare.

Fundamenti

“Komuna e Vitisë i ka pajisur me leje pune bizneset për veprimtarisë që zhvillojnë në territorin tonë kurse nga viti i kaluar në bashkëpunim me Ministrinë e Tregtisë në Viti është hapur zyra për regjistrimin e bizneseve duke lehtësuar kështu procedurat e regjistrimit të bizneseve” .

Bajrami tha se komuna ka ofruar për ndërmarrësit e rinj të vegjël dhe të mesëm edhe me kushte e përkrahje për zhvillimin e tyre profesional dhe shërbyes. “Ndërmarrësia është promotori kryesor i gjenerimit të vendeve të punës dhe zbutjes së papunësisë, andaj edhe mbështetja në të ardhmen nuk do të mungojë. Komuna e Vitisë me tërë potencialin e vet do të jetë në funksion të zhvillimit ekonomik dhe në funksion të zhvillimit të ndërmarrësis si promotor të zhvillimit ekonomik” tha Bajrami.

Bajrami tha se me komunitetin e biznesit kanë bashkëpunim të ngushtë meqë shumë ndërmarrje vazhdojnë të marrin punë publike nga komuna duke krijuar kështu një partneritet të qëndrueshëm mes komunës dhe bizneseve.

Bajrami tha se Komuna e Vitisë u ka bërë ftesë bizneseve për të konkurruar në Partneritetin Publiko Privat si një formë e mirë e bashkëpunimit në mes të bizneseve dhe komunës në investimet kapitale , me qëllimin e ngritjes së potencialit ekonomik dhe me qëllim të krijimit të vendeve të lira të punës dhe ngritjes së mirëqenies qytetare./rajonipress/