FITORJA

Në Viti nis fushata e vetëdijesimit dhe informimit të qytetarëve për legalizimin e ndërtimeve pa leje

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Viti – Në komunën e Vitisë, ka filluar fushata e informimit dhe vetëdijesimit të qytetarëve për legalizimin e ndërtimeve pa leje. Ky projekt është në kuadër të programit USAID për qeverisje ekonomike në Kosovë (KEGA).

Bëhet me dije se qëllimi i këtij projekti pos vetëdijesimit dhe informimit të qytetarëve në këtë drejtim ka për qëllim edhe mbështetjen e qytetarëve në procesin e shqyrtimit të progresit dhe menaxhimin e të dhënave përmes realizimit të kontakteve të rregullta në zyrat komunale.

Ajet Sallahu, Drejtor për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit në Viti, tha se në kuadër të kësaj fushate të informimit dhe vetëdijesimit është paraparë edhe njësia mobile e informimit dhe promovimit në disa zona të kësaj komune.

Mobi Casa

Ai tha se po bëhet edhe shpërndarja e fletëpalosjeve dhe Promovimi statik në ambiente të jashtme.

Përndryshe projekti në fjalë është edhe në mbështetje dhe bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI) të Republikës së Kosovës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.