FIDANISHTJA

Në Viti mbahet tryeza: “Progresi i arritur për barazi gjinore, sfidat për të ardhmen dhe masat zhvillimore qe do të ndërmerren”

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Viti – Organizuar nga Zyra komunale për Barazi Gjinore në bashkëpunim me Misionin e OSBE-së në Kosovë, është mbajtur të mërkurën në Viti, tryeza me temë “Progresi i arritur për barazi gjinore, sfidat për të ardhmen dhe masat zhvillimore qe do të ndërmerren”.

Organizimi i kësaj tryeze, kishte për qëllim diskutimin e të arriturave nga akterët relevant që janë përgjegjës në realizimin e politikave për avancimin e barazisë gjinore në nivel komunal, si dhe të bëjë identifikimin e sfidave dhe ndërmarrjen e masave për zhvillimin e politikave të reja.

Zv.kryetari i komunës së Vitisë Hasan Aliu, në fjalën e tij tha se Institucionet komunale në vazhdimësi kanë bërë përpjekje që nocioni për barazi gjinore, të ketë vërtet tretman meritor.

Për këtë, ai ka falënderuar edhe misionin e OSBE-së për bashkëpunim tejet të mirë, por edhe mekanizmat e tjerë që kanë dhënë një kontribut të çmuar në këtë drejtim.

Ndërsa, Sadete Tërrnava Osmani nga Zyra rajonale e OSBE-së në Gjilan, u shpreh se Vitia është komunë kampione sa i përket angazhimeve në barazinë gjinore.

Mobi Casa

Ajo gjithashtu dha disa propozime për avancim të mëtutjeshëm për eliminimin e pabarazisë gjinore, që ende është shumë evidente sidomos në vendet rurale.

Edhe, Irfan Ukshini, nga zyra e OSBE-së, vlerësoi lartë punën dhe përkushtimin e Institucioneve komunale të Vitisë, duke e cilësuar se është njëra ndër komunat që po merret si model nga komunat e tjera të Kosovës.

Kurse Ibadete Hyseni, zyrtare për barazi gjinore në Viti, prezantoi një raport të të arriturave për barazi gjinore, si dhe sfidat dhe planifikimi i politikave zhvillimore të reja, që do të ndërmerren në të ardhmen në komunën e Vitisë.

Në fund të kësaj tryeze, dolën edhe rekomandimet që të vazhdohet me fushata vetëdijesuese për barazinë gjinore, si dhe të vazhdohet me mbështetjen e grave në fuqizimin ekonomik të tyre./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.