FIDANISHTJA

Në Viti mbahet punëtoria në mes të qytetarëve dhe zyrtarëve komunal, për draftimin e Agjendës së Kontratës Sociale

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Sot në Viti është mbajtur një punëtori përcjellëse për draftimin e Agjendës së Kontratës Sociale, ku në këtë takim u bënë bashkë zyrtarë komunal dhe qytetarë të kësaj komune për të bashkëpunuar në implementimin e saj.

Me këtë rast i pranishëm në këtë punëtori ishte edhe kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti.

Ai i përshëndeti të pranishmit duke folur edhe për rëndësinë e zbatimit të këtij projekti që mbështetet nga USAID. “ Falënderoj të gjithë ata që kanë mundësuar të implementojmë këtë projekt në komunën e Vitisë, që për ne ka një rëndësi të veçantë. Gjithashtu ju bëjmë me dije se mbështesim fuqishëm implementimin e projekteve që janë propozuar dhe votuar nga vet qytetarët”, u shpreh Haliti.

Hidromorava

Ndërkaq nga ky projekt kanë folur z. Jetmir Bakija dhe Vjendita Avdiu Musliu.

Gjatë kësaj punëtorie u bë edhe prezantimi i draft planit i çështjeve të komunitetit për këto çështje: Funksionalizimi i kabineteve në SHMLM “ Kongresi i Manastirit” – Pozheran. Aftësimi profesional dhe krijimi i mundësive për vetëpunësimin e grave me aftësi të kufizuara Mungesa e shenjëzimit të shtegut shëndetësor në parkun e pishave.

Ndërkaq gjatë këtij takimi është diskutuar dhe prezantuar edhe për planin e veprimit rreth çështjeve nga komuniteti. Gjithashtu u diskutua edhe për çështje tjera që ndërlidhen me Agjendën e Kontratës Sociale./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.