Uji Dea

Në Viti mbahet Panairi i prodhimeve vendore : “T`i ruajmë vlerat tona tradicionale”

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Viti – Në Viti sot është mbajtur Panairi i prodhimeve vendore me moton “Ti ruajmë vlerat tona tradicionale”, i cili mbahet për të katërtën herë me radhë. Ky panair i prodhimeve vendore, konsiderohet si një ngjarje e veçantë e prezantimit të vlerave tradicionale, si në prodhimtarinë e kulturave bujqësore, blegtorale, sofrën tradicionale, punimeve artizanale, etj.

Duke shpallur të hapur këtë panair, kryetari i komunës Sokol Haliti theksoi se produktet e shumëllojshme i përkasin shijeve të veçanta organike dhe me cilësi të veçanta të prodhuara nga dora e fermerëve shumë të vyer e me traditë të komunës së Vitisë. “Natyrisht këto produkte dhe këto promovime kanë kthyer vëmendjen drejt asaj që shpesh e quajë çelës i rritjes ekonomike dhe çelës drejt sektorit i cili vazhdon të rezistojë edhe kur gjithë sektorët tjerë shënojnë rënie”, tha Haliti.

Ndërsa drejtori i Bujqësisë dhe Pylltarisë në Viti Veton Ademi, theksoi se fermerët vitias kanë nevojë për përkrahje në forma të ndryshme dhe institucionet komunale do të bëjnë përpjekje që në të ardhmen t`i ndihmojmë fermerët si me ofrimin e këshillave,subvencioneve, infrastrukturë rurale etj. “Ne si Drejtori e Bujqësisë dhe përmes mbështetjes që do të kemi nga Ministria e Bujqësisë dhe institucionet tjera, do të arrijmë që këtij sektori t`i japim prioritetin që e meriton, e realizim të projekteve të reja dhe me një përkrahje edhe më të madhe institucionale në të ardhmen, pasi që dihet se komuna e Vitisë është e njohur në vendin tonë për prodhimtarin bujqësore”, tha Ademi.

FIDANISHTJA

Për rëndësinë e organizimit të këtij panairi, folën edhe Ekrem Bajrami drejtor i Iniciativës për Komunitet IKC dhe Fadile Demelezi koordinatore e Grupit Lokal të Veprimit në Viti.

Në këtë panair u shpërblyen edhe disa fermerë të dalluar të komunës së Vitisë, ndërkohë Pro Credibank i ka dhuruar atyre makina për spërkatje.

Organizatorë të këtij panairi ishin Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural dhe Grupi Lokal i Veprimit “Vitia” në Viti, në bashkëpunim me organizatën “IKC”( Initiative for Kosova Community). /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.