Fundamenti

Murati shpërndan një hartë: Kosova me rritjen më të shpejtë ekonomike në Evropë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ministri në detyrë, Hekuran Murati, ka thënë se në vitin 2025 Kosova do të ketë rritjen ekonomike më të shpejtën në Evropë, sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Përmes një postimi në Facebook, Murati ka thënë se “rezultatet e punës së mirë 4-vjeçare mund të mos shihen menjëherë, por sigurisht që herët a vonë do të vërehen”.

Postimi i plotë:

Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, në vitin 2025 Kosova do të ketë rritjen ekonomike më të shpejtën në Evropë.Gjatë muajit të kaluar, kisha nderin që në Prishtinë të pres zv. Presidentin e Bankës Botërore Akihiko Nishio me rastin e tranzicionit të Kosovës në shtet donator në Bankën Botërore.

Uji Dea

Gjithashtu, kisha kënaqësinë të pres në takim edhe misionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar të udhëhequr nga shefi i misionit z. David Amaglobelli, në përmbyllje të programit dy-vjeçar të reformave të dalorduara me FMN-në.

Në të dyja rastet, edhe Banka Botërore, edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, e përgëzuan Kosovën për reformat e ndërmarra, për performancën e mirë ekonomike, dhe për maturinë fiskale.

Rezultatet e punës së mirë 4-vjeçare mund të mos shihen menjëherë, por sigurisht që herët a vonë do të vërehen.

A jemi aty ku e kemi potencialin?
Natyrisht që jo. Ka shumë punë për t’u bërë. Por përkundër sfidave globale e pengesave vendore, do t’ia dalim.Vazhdojmë!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.