AKB: Sivjet 32 për qind e kosovarëve po pushojnë në Shqipëri
Aleanca Kosovare Biznesore ka njoftuar se ka bërë një studim hulumtues gjatë muajit korrik se ku do pushojnë kosovarët në verën 2024, raporton Ekonomia Online.
Përmes një postimi në Facebook, kryetari i AKB-së, Agim Shahini ka thënë se pjesa e parë e hulumtimit ishte sa kosovarë kanë mundësi të pushojnë këtë vite, ndërsa pjesa e dytë në cilat vende po pushojnë kryesisht dhe ku po i hargjojnë paratë e pushimeve, kurse pjesa e tretë do të publikohet se sa milionë hargjuan kosovarët verën 2024.
Sipas studimit, ka dalë se Shqipëria mbetet destinacioni kryesor për gjithë pushuesit Kosovarë duke i tejkaluar shtatë shtetit bashkë me përqindje më të madhe 32% vetëm në Shqipëri.
Sipas këtij studimi dhe deklarimeve individuale dhe familjare kryesisht Shqipëria edhe ketë vit do të jetë vendi më i preferuar për Kosovarë, 32% janë deklaruar se në Shqipëri do qëndrojnë se paku një vikend, Mali i zi është po ashtu vendi i preferuar për pushuesit Kosovarë me 20 %,në Greqi 10%, Turqi 10%, Itali 3%, Bullgaria 2%, Kroacia 2%, Spanja 1% , Sloveni 1% , kurse rreth 9% deklarojnë se do pushojnë nëpër banjo termale, liqene, lumenj, dhe nëpër male të Kosovës, 10% nuk ka plane dhe nuk janë deklaruara.