Hidromorava

Në Viti mbahet një demonstrim për testimin e kapaciteteve në rast të tërmeteve

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Viti – Në shkollën fillore të mesme të ulët “Bafti Haxhiu” në Viti, është mbajtur një demonstrim-testim i kapaciteteve të shkollës në rast të tërmeteve.

Me këtë rast në këtë testim të kapaciteteve të kësaj shkolle i pranishëm ishte dhe kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga Fatbardha Emini, drejtoreshë e Arsimit në Viti.

Bëhet me dije se ky projekt që është mbështetur nga Kryqi i Kuq dhe nga “JICA” japoneze, ka filluar muaj me parë që kjo shkollë të ketë një ekip për raste emergjente.

Ndërkaq i pari i komunës vuri në pah rëndësinë e ushtrimeve të tilla për të minimizuar dëmet në rast të fatkeqësive.

Mobi Casa

“Këto janë aktivitete shumë të rëndësishme sepse i përgatisin mësimdhënësit dhe nxënësit për mbrojtje në rast të fatkeqësive natyrore në këtë rast të tërmeteve” u shpreh Haliti.

Ai gjithashtu përgëzoj dhe falënderoj Kryqin e Kuq në nivel qendror dhe lokal dhe donatorin e këtij trajnimi (JICA).

Pjesë e këtij demonstrimi ishin edhe Policia e Kosovës – stacioni në Viti./rajonipress/